Përgjigja madhështore e Ancelottit për presidentin e Atleticos

22.02.2019 11:10:37

Carlo Ancelotti i është përgjigjur në mënyrën më të mirë presidentit të Atletico Madrid, Enrique Cerezo.

Cerezo së fundi ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk i ka të fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, por vetëm tre.

Presidenti i Atleticos, këtij numri i është referuar duke larguar titujt që portugezi me Realin i fitoi kundër skuadrës së tij, në finalet e viteve 2014 dhe 2016.

Për deklaratën e tij, ka folur edhe Carlo Ancelotti, që në vitin 2014 ka drejtuar Real Madridin.

“Dhe pse nuk duhet t’i konsiderojmë ato”, ka thënë Ancelotti.

“Sipas Cerezo, nuk është e nevojshme t’i shqyrtojmë ato. Nuk di se çfarë të them. Reali e fitoi me meritë Ligën e Kampionëve. Ai kishte një kundërshtarë shumë të vështirë, sepse Atletico ka qenë një ekip shumë i fortë”.

“Uroj që Atletico një ditë të fitojë Ligën e Kampionëve”