Përgjigje Destan Zogajt, ish-ushtrues detyre i drejtorit në burgun e Prizrenit

08.01.2017 20:32:24

Nga Rexhep Kastrati

Destan Zogaj, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të burgut në Prizren para dhe në kohën kur Astrit Dehari kishte vdekur, ka bërë një reagim lidhur me shkrimin tim “Tomë Gashi, a janë takuar më 4 nëntor Dardan Molliqaj dhe Dardan Sejdiu më Destan Zogajn, ushtrues detyre i drejtorit të burgut në Prizren?”, të botuar më 5 janar në fokusi.org. Në fakt unë kam pritur reagimin e Tomë Gashit, pasi që pyetjet dhe çështjet e ngritura në atë shkrim i janë drejtuar atij, pasi që ato pyetje dhe ato çështje ishin vetëm vazhdimësi e pyetjeve dhe çështjeve të ngritura që nga vdekja e Astrit Deharit. Dhe të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura në atë shkrim kërkonin shpjegimin profesional të Tomës, i cili në fakt, në të gjitha paraqitjet e tij, më shumë ka përdorur retorika politike sesa juridiko-ligjore. Në këtë kontekst kam pritur reagimin e Tomës dhe përgjigjen e tij edhe lidhur me pyetjen për mundësinë e takimit të Dardan Molliqajt dhe Dardan Sejdiut me ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të burgut në Prizren, Destan Zogaj në një nga lokalet në Prizren, më 4 nëntor 2016. Dhe kjo pyetje i ishte shtruar në kontekst të çështjes së besueshmërisë së filmimeve të kamerave të sigurisë në burgun e Prizrenit. Dhe unë kam shtruar pikërisht edhe mundësinë që të jenë eliminuar apo edhe të jenë shkurtuar filmimet edhe nga kamerat e sigurisë që të mos mund të verifikohet se a është realizuar takimi apo jo. Së këndejmi, edhe e kam shtruar edhe çështjen e mundësisë që metoda të tilla të eliminimit apo shkurtimit të filmimeve, apo edhe të formave të ndryshme të krijimit apo të eliminimit të provave, edhe në bazë të asaj që kishte thënë Astrit Dehari. Për shkak të hetimeve që janë duke u kryer, unë nuk kam dashur të jap mendimin tim për këtë çështje. Sigurisht, mundësia e një takimi të tillë një ditë para vdekjes së Astritit është shumë e rëndësishme, sidomos kur të kihet parasysh se po atë ditë në Prizren ka pasur protestë të sektës okulte të Albinit, për lirimin e Astritit.

Unë ende jam duke pritur përgjigjet e Tomë Gashit, por edhe të Dardan Molliqajt dhe Dardan Sejdiut për pyetjet dhe çështjet e ngritura në shkrimin tim. Natyrisht, unë nuk po dua ta marr ende këtë farë reagimin e Destan Zogajt si nxitje nga Toma, apo nga Dardan Molliqaj, apo nga Dradan Sejdiu, as si kërcënim, edhe pse më kërcënon edhe me padi në gjykatë, por, pon ashtu, do të vazhdoj të përcjelli rrjedhën e ngjarjeve për të parë se a po synohet të më vihen ndërskambca të ndryshme për të më penguar në angazhimet e mia publike.