Përgjigje  Kadiut me zë të  shurdhër: i dashuruar në veten fut hundët kudo e me erën e ndier, bën lajm!

14.09.2016 14:20:36

 

 

Kryesia  e degës së LDK-së në drejtimin e  kryetarit  Haki  Latifi  mbajti  mbledhjen e zgjeruar

Si zakonisht kryetari prezantoi rendin e ditës, me të cilat u pajtuan  të gjithë  përfaqësuesit e nëndegëve.

Në fillim kryetari kishte përgatitur  një informatë rreth vizitave të kryesisë  së degës bashkë me veprimtarë të tjerë nga nëndegët bënë homazhe tek varri Presidentit  Rugova, duke  përfunduar me takimin  në zyrat e LDK-së. Takimi  i caktuar me grupin e punës të autorizuar për përcjelljen e kuvendeve të degës në Zvicër, degës në Gjermani dhe degës në Kllokot. Grupi i punës në përberje : Haki  Rugova, nënkryetar,  Sokol Haliti,  Anton  Quni, anëtarë të kryesisë së LDK-së, Salih Morina, si dhe Armend Zemaj, deputet. Gjatë fjalës së tij  kryetari u përqëndrua në përcjelljen e mesazhit të Kryesisë  së LDK-së  lidhur me mbajtjen  e zgjedhjeve të reja në  këto tri degë të LDK-së.

Kryetari  Latifi, nënkryetari Arif Baftiu dhe anëtari i kryesisë Ajet Avdyli më parë kishin pasur edhe takime  me grupin  e udhëhequr nga Shefqet Dibrani siq janë anëtarët e kryesisë së Degës; Ismet  Krasniqi, z.Nazmi Peci dhe ish kryetari i Degës z.Hajdar Sadria (03.09.2016), por pa Shefqet Dibranin në të cilën kishte qëllim përafrimi në prag  të zgjedhjeve në degë.

Në takimin e radhës me kryetarët e nëndegëve ishte i  ftuar vetëm Ismet Krasniqi, i cili në fillim nuk e kishte konfirmuar ardhjen duke u arsyetuar se në të njejtën kohë e kishte ftuar një takim edhe Shefqet Dibrani!!!

Dhjetë minuta para se të filloj mbledhja Sekretari i Degës z. Ismet Krasniqi i telefonon kryetarit Latifi duke i dhënë sqarime se ne e mbaruam takimin e “grupit” dhe se dëshirojmë të marrim pjesë në takim me kryetarët e nëndegëve.

Me ardhjen e tyre një  pjesë e mirë  e veprimtarëve të nëndegëve, nuk e pritën mirë, kur në sallë erdhi ky grup, veçmas prezenca e Shefqet Dibranit, njeriut, që nuk kishte lënë pa provuar  çdo gjë vetëm e vetëm  për ta njollosur Kryesinë  e LDK-së, Këshillin Qendror  dhe Kryetarin Isa Mustafa. Tërë mllefi  u ngjall  me prezencën e tij  dhe  bashpërkrahësit të tij  Shaqir Shala.

Që në fillim u kërkua  që  mbledhja të mbahet pa prezencën e tij, pasi që ky me qendrimin e tij  duke mosnjohur  organet udhëheqëse të LDK-së, më parë duhet të bëjë  kërkimfalje e pastaj  të afrohet tek ata, që i kishte fyer e sharë, kudo që kishte gjetur mundësi. Një pjesë e mirë  e kryesisë shprehën keqardhje  për veprimtarin e mirë Nazmi Pecin, i cili edhe nuk ka qenë pjesë e atij kuvendi të anuluar. Një vlerësim e mirë  ishte edhe  për  Ismet Krasniqin, sekretar i degës dhe veprimtar nga fillimi  i degës në Zvicër. Kësaj radhe i dashuruari në vetvete  kishte pëgatitur kurth në stilin e skilës, duke futur të tjerët në lojë e vet luante rolin e viktimës.

Vendimi i të gjithë  të pranishmëve qe, se ky duhet të presë  të kryhet mbledhja e pastaj të shqyrtohet pozicioni tij për dialog. Me shumë  debate mledhja zhvilloi punimet, duke  respektuar dhe përfillur normat  e Statutit të LDK-së lidhur me funksionimin, organeve të  këtij subjekti në të gjitha nivelet. Si rrjedhojë  e debateve, kryesia  formoi trupat  e punës  bashkë me të  themeloi  Komisionin, i cili do të  përcjellë procesin e zgjedhjeve nëpër nëndegë  dhe në degë gjer në ditën e mbajtjes së kuvendit të  degës. Mendimi unanim  i aktivistëve  se të gjithë ata, të cilët  nuk njohin, respektojnë dhe përfillin Organet më të larta  dhe Statutin e LDK-së  e vetëpërjashtojnë  vetën  nga  të qenit pjesëtarë i saj.

Megjithatë pas mbledhjës dialogu u hap në mes të komisionit të  emëruar, në krye me kryetarin Latifi, për të gjetur gjuhë të përbashkët gjer në kuvend. Fillimisht u kërkua  që të gjithë të deklarohemi për mirëkuptim, dëgjueshmëri, duke treguar përcaktimin e plotë  në LDK-ë.

Fjalën i pari e mori z.Nazmi Peci, anëtar i kryesië, i cili filloi  me fjalë  përafrimi, me theks në respektimin e Statutit, si dhe respektimin e njëri tjetrit ashtu si kemi vepruar  me vite. Duke kujtuar se gabimet  e lëshuara në kuvendin paraprak na kanë kushtuar si shokë, në radhë të parë  dhe si subjekt i oganizuar në kuadër të degës.Ishe kjo nismë e mirë, po të mos ishte

helmi dhe vreri i atij, që nisi të prish atmosferën. Ishte ky Shefqeti, i cili  nisi të rrëfehej si përsonazhi i Sanço Panços  para atij që  falë mëkatet. Mendja e tij  thot se  ky është i vetmi intelektual në LDK-ë dhe  se ky është truri . Por të tjerët i treguan  se e njohin  ndryshe. E njohin si njeriun më përçarës dhe këtë ia thanë në sy. Si njeri i dashurar në vetvete dhe revoltohet pse nuk e duan të tjerët. Si vrapues  me nuhatje të hollë, por vetëm në erëra të preferuara nga shija e tij dhe pastaj jep lajm. Vrapon në  çdo skutë për tù promovuar e kur nuk ia arrin baltos ç’do gjë e gjithëkë. Asnjëherë  nuk është parë të ketë pastruar duart dhe hundën vetëm e vetëm për të njollosur udhëheqësit e LDK-së, veprimtarët e dëshmuar dhe për habi vetëm ky mbetet më i miri ! Për Kryesinë e Degës është i njohur fakti se dikur para disa viteve e filloi vetë edhe me të tjerët, nuk i doli mirë dhe e grushtuan, pastaj u diciplinua një kohë. Tash ka ndërruar taktikën, përdor gjuhën e dhelprës. Për habi gjeti  një të llojit të tij mjerisht me tituj Dr.mr. SH.Shalën, i cili rri në prapaskenë dhe pëshpërit.

Si njeri si tjetri heqeshin si  viktimës, por nuk heqnin dorë  nga shpirti i prishur, të cilin  një njeri i thjesht mund  ta  kuptojë  leht. Kjo sjellje e iritoi  durimin e veprimtarëve, duke  filluar ngritja e toneve krejt si pasojë e helmit dhe  djallëzisë së tyre. Ky farë  Dr.mr-i, i tëri kishte për shije të bënte telefona, sepse  kishte aritur të dijë se këtu ka shtet e pastaj të fshihej  në terr.

Ndësa  lajmëtari i së keqës  vrapoi të bëjë  lajm nëpër gazeta, sepse tashmë është bërë figurë meditike, por mjerisht për te i erërave kundërmuese.

Dega e LDK-së në Zvicër  e njeh mirë kualitetin e anëtarit të kryesisë Ing. Nazmi Peci, duke i shprehur keqardhje për situatën e krijuar, por ky veprimtar nuk ka nevojë për tutorë, që shohin vetëm zi e mendojnë keq. Sepse jemi të verëdishëm që ka dashakqinjë që mundohen të përfitojnë poena duke e keqpërdorur dhe të hedhin barot në zjarr lidhur me këtë rast.

Në të njejtën kohë edhe z. Mustafë Beluli, sekretar i nëndegës së LDK-së në Solothurn nihet si veprimtar i devotshëm. Dega e LDK-së kërkon  me dashamirësi nga të dy palët që të reflektojnë me mirëkuptim dhe këtë rast të izoluar ta tejkalojnë në dobi të përafrimit dhe shrirjës së dorës së pajtimit ndaj njëri tjetrit. Kryesia konsideron se të dy palët nuk kanë patur më herët ragime dashakeqëse si dhe nuk e kanë njohur mirë neri tjetrin.

Po kështu mund ta quajmë dhe e njohim edhe sekretarin Ismet Krasniqi, i cil  u deklarua vetë, pa pasur nevojë helmin të ofruar për ilaq.

Kryesia e degës i ka në gjirin e vet  këta dy veprimtarë dhe veprimtarë të tjerë, sikur gjatë gjithë  kohës së rrugëtimit të punës  së degës së LDK-së në Zvicër.

Për  punën dhe aktivitetin e treguar kryesia iu është mirënjohës.

Solothurn, më 14. 07. 2016

Sektori për informim