Përgjimet e fundit, protesta para Qeverisë (Foto)

05.08.2016 18:12:04

Pas skandaleve të fundit të përgjimeve ku po shihet hapur ndikimi ilegal i politikanëve të korruptuar në të gjitha institucionet pa dallim, numër i vogël i qytetarëve po protestojnë në sheshin “Zahir Pajaziti” nën parullën #protestoj

–              Kundër korrupsionit

–              Kundër ndikimit të klaneve në institucione

–              Kundër papunësisë

–              Kundër nepotizmit

–              Kundër strukturave mafioze

–              Kundër sistemit të ndikuar të drejtësisë

Kjo protestë e ftuar nga një grup i qytetarëve ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në ora 18:00, deri te ndërtesa e qeverisë.