Përkundër sqarimit të Lekajt me ambasadorin e Zvicrës, reagon edhe Kosnett

29.03.2019 17:30:44
Reagime të shumta nga zyrtarë të ndryshëm kanë ardhur pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për shkarkimin e ambasadorit zviceran, Jenan Hubert Lebet

Lekaj këtë e kishte bërë pas fjalimit të ambasadorit Jenan Hubert Lebet se shteti zviceran është duke financuar Kosovën ndërkaq që zyrtarët shtetërorë veteranët, shkruan lajmi.net.

E i fundit që ka reaguar është ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.

Ai ka thënë se pajtohet me mendimin e ambasadorit britank, O’Connell.

“Ambasadori zviceran tha atë që po mendojmë të gjithë. Është koha për njerëzit që e duan Kosovën për të ndërmarrë veprime kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë, pa u kufizuar në Kosovë. Por ata që veprojnë do të kenë mbështetjen tonë”, ka shkruar O’Connell.

Kujtojmë se më vonë gjatë ditës, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ishte takuar pikërisht me ambasadorin e Zvicrës, Jenan Hubert Lebet.