Një incident ka ndodhur edhe dje në Deçan, në fshatin Irzniq.
Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër, kurse tjetri e ka goditur viktimën me një shkop druri duke i shkaktuar lëndime në dorë dhe kokë.
Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe fishek të armës së zjarrit.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar na mbajtje kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.