Përleshje fizike mes të burgosurve në burgun e Lipjanit

20.05.2018 13:36:23

Dy persona të cilët janë duke e vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.

Nga përleshja njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime trupore si deh është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ky është njoftimi i policisë:

Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë derisa ishin duke vuajtur dënimin në burgun  e Lipjanit,  pas një zënke kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar ( i burgosur). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet.