Përleshje masive në Lugano të Zvicrës, midis 7 të plagosurve 3 shqiptarë

22.10.2017 10:57:27

Një përleshje masive, me 7 të plagosur ka ndodhur mbrëmë në Lugano të Zvicrës. Në sherr janë përfshirë edhe 3 shqiptare dhe mediat lokale raportojnë se ngjarja u regjistrua përpara një restoranti.

Raportohet se autori i plagosjes së shtatëfishtë ka qenë një person i vetëm dhe se ai është arratisur nga vendi i ngjarjes. Identiteti i tij nuk dihet, por policia po punon për zbardhjen e rrethanave të përleshjes masive.

Në mesin e të plagosurve ndodhen 3 italianë dhe një i ri zviceran. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe vetëm njëri prej tyre ka përfunduar në spital me disa plagë në trup.