Përleshje në burgun e Koridhalos, shqiptarët alarmojnë Greqinë

27.05.2019 09:34:40

Një përleshje mes dy të byrgosurve shqiptarë në burgun Koridhalos ka alarmuar autoritetet e burgut.

Sipas mediave greke përplasjet ndodhën në seksionin e tretë ku mbahen të burgosurit shqiptarë dhe kurdë.

Gjithashtu përplasje ndodhën edhe në seksionin e dytë, ku janë të ndaluarit për drogë.

Fillimisht u dyshua për një kryengritje të të burgosurve por policia, e cila ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën, tha se bëhet fjalë për konflikt mes të burgosurve.