Përleshje në një qendër refugjatësh në Gjermani, shfrytëzohen edhe karriget (Video)

04.08.2016 10:43:35

Skena të ngjashme me ato të rrahjes në rrugë janë shfaqur në një video në rrjetet sociale. Videoja tregon disa burra dhe një grua, të cilat shkëmbyen grushte dhe jo vetëm, me njëri tjetrin.

Gjithashtu, edhe siç mund të shihet, disa të tjerë madje kishin përdorur edhe karriget për të goditur të tjerët.

Vetëm tetë refugjatë, të moshës mes 14 dhe 37, të cilët me sa duket ishin të përfshirë në këtë incident, ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, kur mbërriti policia. Disa prej tyre janë trajtuar më pas në spital.

Konflikti kishte ndodhur më 1 gusht në një dhomë pritjeje në qendër të emigrantëve të vendosur në “Huckarder Strasse” në Dortmund.

Policia megjithatë, sipas medieve të huaja, e ka konfirmuar zyrtarisht incidentin vetëm ditën në vijim.

Me këtë rast bëhet e ditur se përveç tre të arrestuarve, dhe nisjes së një hetimi penal, policia nuk ka nxjerrë detaje të mëtejshme mbi atë që e shkaktoi mosmarrëveshjen verbale dhe luftën që pasoi – kombësitë e atyre që janë përfshirë gjithashtu nuk janë zbuluar.

Gjermania ka pranuar më shumë se një milion refugjatë në vitin 2015. Numri megjithatë është në rënie gjatë këtij viti, sipas Ministrisë për Migrim dhe Refugjatë.