Përleshje në veri të Egjiptit

05.08.2016 21:10:57

Ushtria egjiptiane ka njoftuar vrasjen e kreut të degës së ISIS në gadishullin e Sinait, si dhe të të tjerë të goditur nga një seri sulmesh ajrore.

Bëhet fjalë për Abu Dua al-Ansari, kreun e grupit “Ansar Beit al-Maqdis” apo siç njihet “Provinca e Sinait”. Sulmet ajrore kishin për objektiv vendstrehimet e tyre pranë qytetit El-Arish. “Provinca e Sinait” është njëri prej grupeve më aktivë të kryengritësve në Egjipt, ndërsa ka qenë i lidhur me një seri sulmesh vdekjeprurëse të ndërmarra qoftë në gadishullin egjiptian, ashtu dhe në Kajro.

Ushtria egjiptiane bëri të ditur se “sulmet ajrore lanë më shumë se 45 terroristë të vrarë, dhjetëra të tjerë të plagosur, si dhe disa arka të mbushura me armatime të shkatërruara”. Ushtaraku Mohammed Samir, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se Ansari ishte vrarë gjatë një operacioni të udhëhequr prej burimeve të sakta të inteligjencës. Por, nuk dha detaje se kur ndodhi ky operacion.