Përmbledhje kronologjike e vitit 2016 në Superligë

01.01.2017 16:21:39

Viti 2016 ishte më i suksesshmi në historinë e futbollit kosovar sa i përket thyerjes së izolimit, por një gjë e tillë s’mund të thuhet edhe për cilësinë e futbollit të zhvilluar në vend.

Mes goditjes nga institucionet drejtuese të futbollit botëror për klubet kosovare dhe trofeve të fituar nga Feronikeli dhe Prishtina, edhe ky vit i Superligës nuk solli kushedi çfarë risish, përcjellë “lajmi.net”.

Stinori pranveror i edicionit 2015/16 që nisi në fillim të vitit që e lamë pas mbrëmë, solli befasi jo të vogla.

Feronikeli vazhdoi dominimin në Kosovë, derisa Prishtina që assesi të këndellej, luftonte për mbijetesë.

Panorama më e bukur e futbollit kosovar mbetej derbi gjilanas Drita-Gjilani, që edhe pse në fushë i dobët, në tribuna dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm.

11934948_683135195150229_2697031803172963183_n13237739_1000731203307412_1509803738314728992_n

Pas një kampionati të gjatë dhe të lodhshëm, fati deshi që pikërisht aksi Drenas-Prishtinë të pasurohej me dy trofetë më të çmuar të futbollit kosovar.

Për herë të dytë me radhë dhe për herë të dytë në histori të klubit, Nikli u shpall kampion i Kosovës, kësaj radhe me në krye Afrim Tovërlanin.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për skuadrën nga Drenasi, e cila përkundër faktit që s’ka histori, arriti suksesin falë organizimit dhe investimeve të mëdha.

3052

Befasi në Digjitalb Kupë. Prishtina e mbijetesës në Superligë, u shndërrua në një Prishtinë pretendente për trofe në këtë garë.

Një finale krejtësisht bardhekaltër ajo mes prishtinasve dhe Dritës. Stadiumi i kryeqytetit ishte mbushur i tëri me vendës e mysafirë nga Gjilani.

Fitore 2:1 me përmbysje falë afrikanit Basid Khalid, i cili ia dha ekipit të Fadil Berishës këtë sukses të madh.

5-pri-dri-2-1-28maj2016

Interesante edhe sfidat e barazhit, me Dritën që përsëri mundi Flamurtarin, kësaj radhe me penallti dhe me Drenicën që mbijetoi falë fitores 2:1 ndaj Dukagjinit në Mitrovicë.

Edicion i kobshëm për Vushtrrinë dhe Istogun, që u renditën në dy pozitat e fundit dhe u rikthyen në Ligën e Parë.

13315770_805915329538881_2918275443794544580_n13335589_1032654750103536_7996335893247877611_n

Kampionati kishte përfunduar, por jo edhe përgatitjet për Feronikelin e Prishtinën. Pritej dalja e tyre në Evropë, megjithatë një “JO” e zezë nga UEFA riktheu me këmbë në tokë futbollin kosovar.

Kosova s’ka stadium që i plotëson kriteret. S’e ka ndërtuar një të tillë që 16 vjet dhe normalisht që nuk e meriton të luajë në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.

Një goditje jo e vogël për të gjitha klubet, por Feronikeli e Prishtina u ngushëlluan duke marrë 250 mijë respektivisht 200 mijë euro nga UEFA për sukseset në kampionatin paraprak.

page

Para sezonit 2016/17 u zhvillua Superkupa e Kosovës. Sfida Feronikeli-Prishtina ishte vetëm e para e edicionit mes dy klubeve që do të rivalizonin fortë me njëra-tjetrën për titullin pasardhës kampion.

Sfida e zhvilluar në “Shahin Haxhiislami” të Pejës përfundoi me fitoren 2:1 të bardhekaltërve, që konfirmuan veten si pretendentë kryesor për titull.

kf_prishtina_celeb_kosovo_supercup_2016_all_team_pose_aug_2016

Me shumë ndryshime në mesin e skuadrave e pak ndryshime në organizimin e klubeve filloi edhe edicioni i ri. Pritej luftë e rreptë mes Feronikelit, Prishtinës e Besës, por dominoi totalisht një skuadër krejt tjetër.

Bëhet fjalë për Trepçën ’89 të Veton Çitakut, që me futbollistë të rinj fitoi jashtë e brenda për t’u shpallur në fund kampione e vjeshtës.

????????????????????????????????????

Një befasi e këndshme për Superligën, që realisht gjatë vitit 2016 dhuroi pak. Dhuroi pak sepse në elitë garojnë ende klube me organizim amator. Dhuroi pak sepse në Superligë ka ende dyshime për ndeshje të kurdisura që në vjeshtë.

Fraza “të shpresojmë” është bërë tashmë monotone, por realisht duhet të shpresojmë në 2017-ën, sepse nëse stadiumi i Prishtinës do të bëhet gati, klubet kosovare mund ta realizojnë ëndrrën për të garuar në Evropë.