Përmbyset makina në Shkodër, vdes pasagjeri; plagosen 2 të tjerë

15.06.2019 10:29:14

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në Shkodër. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Mësohet se pasagjeri që ka mbetur i vdekur është Ndue Gjokaj, ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se automjeti ku po udhëtonin tre personat ka humbur drejtimin dhe ka rënë në kanal duke shkaktuar këtë aksident.

Ndërkohë dy të plagosurit, shoferi i automjetit të aksidentuar dhe pasagjeri tjetër ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

foto arkivi