Përmbyset nga uji autostrada Prishtinë-Shkup

01.12.2017 13:36:47

Punimet e autostradës Prishtinë-Shkup, afër Kaçanikut, janë përfshirë nga uji.

Në disa foto të Indeksonline shihen pajisjet e automjetet e kompanisë që po ndërton autostradën, Bechtel-Enka që janë të mbuluara nga uji.

Edhe ne disa pjesë të Komoranit janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve të shumta gjatë natës dhe ditës së djeshme.

Ky mot me shi sipas instituti hiderometerologjik do të vazhdoj edhe sot gjatë ditës, ku të dielën është paralajmëruar edhe reshje bore.