Përmbytje, shkatërrim dhe të vdekur/ Çfarë la pas uragani i tmerrshëm

03.09.2019 10:10:37

Së paku 5 persona kanë vdekur në Bahamas si pasojë e uraganit ‘Dorian’. Stuhia e tmerrshme ka shkatërruar me qindra shtëpi duke lënë shumë banorë në qiell të hapur.

‘Dorian’ është drejtuar për në Florida dhe siç raportohet, miliona amerikanë kanë marrë urdhrin për t’u evakuuar.

Qendra Kombëtare e Uraganëve pret që stuhia të dobësohet disi dhe të marrë një kthesë në veri dhe verilindje në ditët në vijim. Por, sa do të kthehet dhe sa shpejt do të ndodhë kjo, janë të panjohura që do të përcaktojnë shtrirjen e efekteve të uraganit Dorian në Shtetet e Bashkuara.

Tani për tani, parashikuesit e motit kanë dhënë paralajmërime të uraganit për gati gjysmën e bregut lindor të Floridës.