Përmbytjet në Obot, Basha: Rama po sillet si kriminel

11.03.2018 10:32:39

Lulzim Basha i është rikthyer situatës së krijuar nga përmbytjet në zonën e Obotit në Shkodër.

Përmes disa fotove të shkrepura nga takimet me banorët e kësaj zone, Basha thotë se mbështet kërkesën e Bashkisë, deputetëve dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës për shpalljen e emergjencës.

Për përmbytjen, kreu i PD-së fajëson hapjen e portave të shkarkimit në Kaskadën e Drinit.

“Katastrofa u shkaktua jo nga reshjet, por nga Kaskada e Drinit. Rama po sillet në mënyrë kriminale me banorët te cilët duhet të dëmshpërblehen patjetër!”, shkruan ai.