Përmes Bujanocit e Preshevës, përveq Autostradës e Hekurudhës është edhe projekti i kanalit ujor të lundrueshëm

16.09.2018 18:46:44

Tri komunat që aktualisht përfshin, nuk do të duhej të bashkohen pjesërisht, por të pandarë. Mbi të gjitha është prezent elementi dhe fryma shqiptare në vazhdimësi. Kjo krahin është një korridor që kalon Autostrada, Hekurudha dhe projekti shekullor, kanali ujor i lundrueshëm-rruga lundruese. Në këtë Rajon është mbajtur edhe Referendumi më 1 e 2 mars 1992, lufta e armatosur dhe sakrifica e UÇPMB-ës, Marrëveshja e Konçulit, këto jan elemente që nuk mund të mohohen. Presheva, Bujanoc dhe Medvegja, për bashkim me Kosovën vetëm do të duhej zbatohet vullneti i shprehur lirshëm i kësaj popullate që përbëjn shumicën.

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI Presheva, Bujanoc jan dy komuna që pëmesë tyre kalon Autostrada e Hekurudha si lidhje tokësore që lidhin Beogradin e Athinën. Mos të harrojm që ka të hartuar përmes Bujanocit e Preshevës edhe rruga ujore nga Lumi Danub drejtë Lumit Aksios dhe portit të Selanikut në Greqi. Projekti shekullor për ndërtimin e kësaj rruge lundruese që daton nga 7 korriku i vitit të largët 1909. Kjo do ta lidhte Evropën qendrore dhe veriore në Perëndim, deri sa në Lindje me Detin e Zi dhe në Jug me Kanalin e Suezit. Përmes dy komunave tona do të bëhet lidhja tokësore e dy baseneve shumë të rëndësishëm, asaj të Moravës dhe Vardarit. Pra, Komunat e kësaj Krahine kan rëndësi, posedojn potencial dhe jan zona kyçe e vendndarjes dhe vendbashkimit të dy Lumenjve potencialisht të lundrueshëm, lidhja kyçe e transportit ballkanik në drejtimin gjeografikë Jug-Veri. Në kohën kur bisedimet në mesë të Kosovës dhe Serbisë mund të hapet tema mbi bashkimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën, kjo do të duhej të shtrohet si respektim i Referendumi të 1 e 2 mars 1992 dhe luftës së armatosur dhe sakrifica e UÇPMB-ës. Se sa do të jemi afër këtij realiteti, varet përveq tjerash edhe si ndërtohet qëndrimi i palës Kosovare. 16.09.2018