Përpjekja e Hashim Thaçit për protagonizëm me çdo kusht mund ta fundosë më shpejt

11.03.2017 20:51:29

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi ka një dëshirë deri në mani për të qenë protagonisti kryesor i ngjarjeve. Gjatë vitit 1999, u bë ushëheqës i delegacionit shqiptar në Rambuje, edhe pse askush nuk kishte kërkuar që delegacioni të kishte udhëheqës të tillë. Më pastaj, shkeli marrëveshjen e arritur me presidentin Rugova dhe me Rexhep Qosjen për krijimin e një Qeverie të përbashkët dhe e shpalli veten kryeministër ndërkohë që presidenti Rugova mbahej peng nga forcat policore serbe. Edhe pas luftës, dëshira për protagonizëm kryesor e bëri që të ngutej dhe të takohej me popin Artemije dhe me Momçillo Trajkoviqin ende pa u kthyer gjithë qytetarët e Kosovës të dëbuar nga forcat kriminale serbe dhe ende po a marrë vesh se kush kish shpëtuar dhe kush ishte vrarë apo masakruar.

Edhe në Mitrovicë nxitoi për të penguar shqiptarët të ktheheshin në veri, dhe kishte penguar edhe mjekët dhe inferemierët e infermieret shqiptare të ktheheshin në spital në pjesën veriore. Edhe në skenën politike u mundua që në fillim që të impononte veten si protagonsitin kryesor, edhe pse votat e qytetarëve ia ksihin treguar vendin dhe i kishin thënë se presidenti Rugova është protagonsti kryesor. Edhe burrshtetasit e njohur botërorë ia kishin bërë të qartë se ishte presidenti Rugova ai që ishte protagonisti kryesor në skenën politiko-institucionale të Kosovës.

Edhe pse humbiste vazhdimisht zgjedhjet, megjithatë ai shantazhonte, kërcënonte dhe bënte gjithçka që të konsderohej ai protagonisti kryesor: edhe pse kishte humbur zgjedhjet më 2001, dhe LDK ishte dukshëm përpara, megjithatë kushtëzoi formimin e institucioneve dhe stabilitetin e vendit me kushtin që ai të ishte kryeministër. Por bota i thanë se ai nuk mund të ishte kryeministër. Megjithatë kryeministri u bë nga partia e tij, e që ishte një kopje e tij, pasi që sikurse Hashim Thaçi që u takua me popin Artemije dhe Momçilo Trajkoviqin, edhe Bajram Rexhepi takohej me kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviqin dhe dizejnonin ndarjen përfundimtare të veriut të Kosovës.

Ajo që duhet pranuar ndërkaq, është fakti se Hashimi ishte protagonisti kryesor i strukurave mafiozo-politike, i përmendur si i tillë nga shërbime sekrete dhe nga medie të ndryshme ndërkombëtare. Dhe kjo u pa kur duhej të votohej për presidentin e Kosovës, kur të gjithë u bënë bashkë me shkie, për të penguar zgjedhjen e presidentit Rugova në këtë post. Dhe ky ishte mesazhi më i keq që Kosova përcillte për botën demokratike, për kulturën dhe vlerat qytetëruese perëndimore që presidentin Rugova e shihnin si një ndër liderët më të fuqishëm në rajon dhe më gjerë, përkatësisht një lider të përmasave universale dhe me formim intelektual dhe shkencor të përmasave universale.

Megjithatë, mania e Hashim Thaçit për ta imponuar veten protagonist kryesor nuk u shua kurrë, madje duke shantazhuar edhe bashkësinë ndërkombëtare se nëse nuk do të fitonte partia e tij dhe ai të bëhet kryeministër, do të tërhiqej nga procesi, në kushtet kur ende bëhej fjalë për një paqe të brishtë të brendshme, pasi që synimet për një konflikt brendashqiptar nuk ishin eliminuar, por edhe në aspektin rajonal.

Në anën tjetër, për të thyer refuzimin e bashkësisë ndërkombëtare për ta pranuar si protagonist kryesor, Hashim Thaçi, përveç shantazheve dhe kushtëzimeve, nuk përtonte të pranonte gjithçka. Përveç takimit me popin Artemije dhe Momçilo Trajkoviqin, Hashim Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, qoftë në vitin 2006, qoftë edhe në janar të vitit 2008, pra vetëm pak ditë para se të shpallej pavarësia e 17 shkurtit 2008.

Deri në këtë fazë, Hashim Thaçi u dëshmua se për të qenë protagonist kryesor, nuk e kishte fare problem që të takohej me gjithësecilin dhe atë pa ndërmjetës ndërkombëtar, por edhe të bënte pazare në dëm të Kosovës: pas takimit me popin Artemije dhe Momçilo Trajkoviqin, ky i fundit kishte deklaruar se ishin marrë vesh me Hashim Thaçin për konatonizimin e Kosovës. Kurse duket se mund të jetë marr vesh me Boris Tadiqin që të shpallej pavarësia e Kosovës me një model që nuk do të cenonte funksionimin e strukurave të Serbisë në Kosovë, pra të mos cenonte ndarjen etnike të Kosovës. Kjo bëhet më e besueshme, po të kihet parasysh fakti se në vitin 2003, Bajram Rexhepi në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, kishte shprehur gatishmërinë që të takohej me Zoran Gjinxhiqin, kryeministër i Serbisë. Qysh në atë kohë pata shprehur bindjen se ky takim do të legjitimonte ndarjen etnike të Kosovës, përkatësisht të merreshin vesh për autonominë serbe në Kosovë, apo për krijimin e një “Republika Srpska” në Kosovë, por edhe fakti se forcat e xhandarmërisë serbe operionin  në veri si në shtëpi të tyre.

Dhe pikërisht në këtë kontekst duhet kërkuar edhe bazën e këmbënguljes së Hasshim Thaçit për të qenë edhe protagonisti kryesor në leximin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Dhe të gjithë e kishin të qartë, por më vonë  e kanë deklaruar edhe të tjerë se Hashim Thaçi me këmbëngulje kishte krëkuar që ai dhe vetëm ai ta lexonte atë Deklaratë.

Mania e Hashim Thaçit për ta imponuar veten si protagonist kryesor, si dhe gatishmëria e të gjitha strukurave mafiozo-politike për të investuar që ai të bëhej protagonist kryesor, Kosovës i kanë kushtuar  shumë si në konsolidimin e saj si shtet, qoftë edhe zhvillimet e brendshme dhe në ato ndërkombëtare në raport me Kosovën. Plani Gjashtëpikësh i Ban Ki Munit, më 2009, e që e ngarkonte shumë Kosovën dhe i hapte rrugë fuqizimit të Serbisë në Kosovë, ishte edhe një nga pasojat e manisë së Hashim Thaçit për të qenë protagonist kryesor, e që e kishte shtyrë në takime të drejtpërdrejta dhe të fshehta me liderë shtetërorë serbë dhe të zhvillonte edhe biseda të drejtpërdrejta telefonike me ta.

Dhe jo vetëm kaq: Hashim Thaçi do të merrte përgjegjësinë për fillimin dhe vazhdimin e negociatave në Bruksel i vetëm pra në një koalicion qeverisës me pakicat dhe me Behxhet Pacollin, me të cilin luante siç donte: herë  e bënte president, herë e bënte zëvendëskryeministër të Kosovës.

Dhe ky format përfaqësimi i Kosovës me një Hashim Thaç të shërbimeve sekrete franceze, por pse jo edhe të UDB-së, me një Behxhet Pacoll që shumicën e kapitalit e ka bërë në Rusi dhe në shtetet e dala nga ish-BRSS, si dhe mik i Jelcinit dhe të zyrtarëve tjerë rus, e të cilit i ishte besuar nga Primakov – ministri i Jashtëm i Rusisë, roli ndërmjetës ndërmjet Milosheviqit dhe presidentit Rugova për një status të Kosovës në kuadër të të ashtuquajturës RFJ, e të cilën presidenti Rugova e kishte refuzuar, si dhe me mbi 20 kuvendarë serbë, pra ky format i leverdiste Serbisë dhe kjo u vërejt që në fillim të negociatave me marrëveshje shumë të favorshme për serbët dhe për Serbinë, për të kulmuar me marrëveshjen e 19 prillit 2013, kur u vunë bazat e Asociacionit.

Dhe është për të theksuar se në të gjitha këto, Hashim Thaçi i bë jo vetëm protagonist kryesor i strukurave mafiozo-politike, por edhe në nivelin  shtetëror, sepse këto strukura e mabjtën fort dhe nuk i bënë asnjë problem çfarëdo që të bënt dhe çfarëdo marrëveshjeje që të nënshrkuante. Dhe në këtë pikë duket se janë alarmuar SHBA-të, të cilat nëpërmjet ambasadores së atëhershme në Prishtinë, Trejsi An Xhekobson, shprehën shqetësimin për mundësinë e krijimit të një “Republika Srpska”.

Dhe ky ishte alarmi i fundit për skenën politike të Kosovës se si ishin duke rrjedhur zhvillimet, në Kosovë do të kishte një “Republika Srpska” dhe një ushtri të serbëve në të. Dhe kjo u pa vetëm pak muaj më pas, kur u diskutua çështja e shndërrimit të FSK-së në FA. Me këtë dhe me negociatat në Bruksel, Hashim Thaçi duket se ishte në fazë operacionale të realizimit të “Republika Srpska” në Kosovë dhe të ushtrisë së serbëve të Kosovës në të.  Mirëpo, para këtyre, pak para se ambasadorja amerikane ta shprehte shqetësimin amerikan për rrezikun e krijimit të një “Republika Srpska” në Kosovë, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, i njohur si dora e djathtë e sekretares Medlin Olbrajt,  kishte ftuar të ashtuquajturit djemtë e luftës të tërhiqeshin nga politika sa u kishte mbetur edhe pak nder, se më vonë mund të dilnin pa nder.

Dhe të gjitha këto ishin sinjale se kishte ardhur koha që Hashim Thaçi me shokë të shkonin në shtëpi. Dhe ky ishte fillimi i fundit të Hashim Thaçit: Qeveria e që drejtonte ai ra dhe vendi shkoi në zgjedhje, pas të cilave do ta kuptonte mirë se koha e tij kishte ikur dhe tashmë pushteti i tij kishte marr fund: edhe pse partia e tij i fitoi zgjedhjet, megjithatë nuk u bë dot kryeministër.

Dhe kryeministër u bë ai që nuk do të donte Hashim Thaçi dhe asush nga strukurat mafiozo-politike dhe nga agjenturat kundërshqiptare: kryetari i partisë që e kishte luftuar që nga fillimi dhe të cilën e kish përndjekur në të gjitha aspektet, u bë kryetari i LDK-së – Isa Mustafa, dhe kështu iu bë e qartë përfundimisht se Hashim Thaçi, por edhe Kadri Veseli vetëm mund të kryenin punët që u kishin mbetur: të rrënonin piramidën e krimit dhe të korrupsionit, përkatësisht të fusnin në burgje shokët dhe ish-shokët e tyre.

Kjo iu bë edhe më e qartë kur SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare i vunë në sprovë me ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës speciale, edhe në bazë të letërkëmbimit ndërmjet baroneshës Eshton dhe presidentes Jahjaga.

Në këtë mënyrë, tashmë ishte e qartë se fundi kishte nisur dhe po vinte fundi pa nder, ashtu siç kishte paralajmëruar më parë Xhejms Rubin. Megjithatë, strukturat mafiozo-politike në krye me Hashim Thaçin nuk u dorëzuan, por bënë gjithçka që të imponoheshin si faktorët pa të cilët nuk bënin.

Mania e Hashim Thaçit për të qenë protagonist kryesor, në fakt e thellonte raportin konfliktual me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-të, të cilët ishin këbëngulës që të ruhej stabiliteti i vendit dhe mbështetnin Qeverinë në krye me kryeministrin Mustafa. Dhe ky ishte mesazh i qartë se kryeministri Mustafa vazhdonte të trajtohej lider, ashtu siç e kishte cilësuar Xhon Kerri, mesazh që nuk mund ta kapërdinin strukurat mafiozo-politike, por as Serbia, e cila parapëqlente formatin e përfaqësimit të Kosovës me protagonist kryesor Hashim Thaçin, Albin Kurtin, Ramush Haradinajn, por jo Isa Mustafën dhe LDK-në.

Dhe kështu me kalimin e kohës Kosova u ballafaqua më fuqishëm dhe me dukshëm me një bashkërendim ndërmjet strukturave mafiozo-politike dhe Serbisë, e që zëvendësonte bashkërendimin e Kosovës me SHBA-të dhe me pratnerët tjerë strategjikë euro-atlantikë.

Gjithçka bëhej dhe po bëhet për ta rikthyer protagonizimin e strukturave mafiozo-politike në krye me hashim Thaçin, Kadri Veselin, Albin Kurtin e Ramush Haradinajn. Edhe provokimi me tren, edhe muri, e edhe bartja e selisë së përkohshme të Ramush Haradinajt në Kolmar të Francës kanë vetëm një qëllim: riportagonzimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Albin Kurtit e Ramush Haradinajt dhe rrënimin e protagonizmit të kryeministrit Mustafa, i cili në fakt, është i vetmi drejtues i lartë shteti dhe i vetmi lider në Kosovë që po e mban dhe po e ruan aleancën me demokracinë perëndimore dhe të gjitha hapat strategjikë po synon t’i realizojë në bashkërendim me SHBA-të dhe me partnerët tjerë strategjikë, për dallim nga të tjerët që tashmë e kanë faktuar edhe me telefonata bashkërendimin me Serbinë.

Kjo u bë e dukshme pas përpjekjes së fundit të Hashim Thaçit për ta imponuar veten si protagonist kryesor nëpërmjet një projektligji të bërë tinza Qeverisë dhe pse jo edhe në bashkërendim me Beogradin, por jo edhe me partnerët tanë strategjikë, SHBA-të dhe NATO-n.

Kjo, me gjasë, do të jetë edhe beteja e fundit për t’u imponuar si protagonist kryesor, sepse edhe vetë e ka thënë se nëse nuk do të votohej ky projektligj, do të jepte dorëheqje, duke synuar kështu të shanatzhojë edhe SHBA-të, edhe NATO-n, edhe partnerët tjerë strategjikë të Kosovës, edhe forcat politike dhe institucionet tjera.

Mirëpo, përgjigjia e ambasadorit amerikan nëpërmjet rrjetit social twiter se “SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. Ne nuk duam të shohim Kosovën jashtë hapit me partnerët kryesorë”, ishte shumë e qartë se sigurinë e Kosovës e lidhte me cilësinë e partnerëve të saj, pra siguria e Kosovës varet nga partneriteti me SHBA-të. Kjo do të thotë se çdo formë tjetër mund ta rrezikojë sigurinë e Kosovës, pasi që ushtria e Kosovës nuk do të mund të përballonte çështjen e sigurisë rajonale pa mbështetjen e SHBA-ve dhe të NATO-s, por në aspektin e brendshëm nuk do të mund ta shamngte krijimin e një ushtrie të serbëve të Kosovës.

Koncepti për një ushtri që do të merrte parasysh edhe përbërjen etnike të Kosovës, ashtu siç  e ka FSK, është koncepti që pengon krijimin e ushtrive mbi baza etnike. Dhe ajo që është në dobi të Kosovës, është pikërisht pengimi i krijimit të ushtrive etnike në Kosovë, e që mund të bëhet me bashkërendim me SHBA-të dhe me NATO-n, e jo në kundërshtim me to, apo edhe më keq, në bashkërednim me Serbinë, siç po bën me gjasë Hashim Thaçi.

Pas kësaj, Hashim Thaçi ose duhet të kërkojë shpëtimin në një rishikim pozicionesh, dhe të lërë rehat Qeverinë që të bashkërendojë punët me SHBA-të dhe NATO-n, ose të përshpejtojë fundin e tij dhe të strukturave mafiozo-politike. Këmbëngulja e tij për votimin e këtij projektligji, e jo që në bashkërendim me SHBA-të dhe NATO-n, të punohet fort për ndryshime kushtetuese, për të cilat vetë SHBA-të kanë marrë përipër që të ndihmojnë në tejkalimin e vështirësive dhe kundërshtimeve të serbëve, vetëm sa e rrit shpejtësinë e fundit të tij dhe të strukturabe mafiozo-politike.

Edhe shkuarja e vendit në zgjedhje, nuk e shpëton dot, sepse Hashim Thaçi e di se nuk bëhet dot kryeministër.