Përpjekjet që të largohemi nga dhimbja mund të na shkaktojnë më shumë dhimbje

07.06.2019 10:23:00

Janë mendimet tona dhe interpretimi që ne i bëjmë ngjarjeve që na lëndojnë, dhe jo patjetër ngjarjet që përjetojmë

Shkruan : Latif Hoxha – Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

  • Njerëzit që nuk ndjehen krenar me të kaluarën e tyre, nuk mund të shijojnë të tashmen dhe nuk mund të ndërtojnë një të ardhme krenare.
  • Megjithatë ndonjëherë njerëzit ikin dhe jetojnë në të kaluarën, duke pasur frikë të tashmën, duke mos qenë në gjendje për t’u ballafaquar me aktualen. Kjo aspak nuk u ndihmon në zgjidhjen dhe tejkalimin e sfidave të së tashmës dhe bën që të ndjehen bosh dhe të mos marrin kënaqësi nga jeta. E njëjta gjë ndodh me ata që jetojnë në të ardhmen!
  • Gjatë analizave të rasteve në trajtim, shpesh rezulton që çrregullimet e ankthit apo depresionit, janë pasojë e tërë kësaj, ndonëse klientët nuk janë shumë apo fare të vetëdijshëm për këtë.
  • Zakonisht suksesi qëndron në shkëputjen patologjike nga e kaluara, notimi i sigurtë në rrjedhen e jetës (e tashmja), dhe shmangia e një shprese utopike për të ardhmën.
  • Vetëm njerëzit që jetojnë çdo moment të së tashmës, që nuk e harrojnë por as nuk ngelin në të kaluarën, mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë dhe të lumtur.
  • Angazhimi i tepërt në punë dhe aktivitete të ndryshme është shpesh një përpjekje për të mposhtur ankthin!
  • Përderisa çrregullimet psikologjike trajtohen vetëm si diçka fizike dhe nuk u jepet hapsirë psikologëve, relapset janë të mëdha dhe trajtimet janë afatshkurte, ndërkohë që duhet pasur parasysh që edhe çrregullimet tjera mjeksore duhet trajtuar edhe nga prizmi psikologjik, pasi që hulumtimet kanë nxjerrë në pah që edhe efektiviteti i ilaqeve është më i madhë kur kemi një trajtim te këtillë multidiciplinar.
  • Medikalizimi i ndjenjave është joproduktiv dhe më shumë ushqen varësinë se sa që promovon reziliencen dhe aftesitë e shkathtësitë që do ndihmonin njerëzve në tejkalimin e problemeve të shëndeti mendorë me të cilat ballafaqohen ata!
  • Në ditët e sotme rolet kanë ndryshuar, pritshmëritë janë rritur, fitimi material ka zënë rrënjë para gjithçka tjetër e në veqanti para kujdesit për vetën. Shumë njerëz e konsiderojnë punën si shumë stresuese, madje edhe rritja dhe edukimi i fëmijëve është bërë stresues për shumicën e njerëzve.
  • Shikimi i televizorit në mbrëmje nuk na ndihmon dot që të jemi të shëndetshëm mentalisht dhe emocionalisht. Familjet e zgjeruara, që kanë ikur tanimë vite më herët, me të gjitha të metat që kanë pasur, kanë pasur një rol të rëndësishëm mbështetës, të cilin familjet e sotme nuk e kanë. Vala e madhe e ndarjeve në martesë dhe problemet në marrëdhënie, fatkeqsisht po mbjellin farën e problemeve të ardhshm brenda gjeneratave që po vijnë.
  • Shumë njerëz ndjehen të izoluar dhe të papërkrahur. Mesazhi që të rinjët sot marrin nga mediat dhe nga kultura e tanishme është ai i kënaqësisë së menjëhershme dhe i ndjenjës që kjo kënaqësi i takon me të drejtë atyre. Një nga dobësitë e mirëqenies aktuale duket se është ajo që njerëzit po marrin gjithnjë e më pak përgjegjësi për vetën e tyre, qoftë për veprimet e tyre qoftë për gjendjen e tyre emocionale.
  • Trajtimi i çrregullimeve mendore është fokusuar kryesisht tek ato raste që janë më të rënda dhe kjo është në rregull për aq kohë sa nuk lihen fare anash rastet që janë më pak të rënda, sepse për fat të keq vuajtja e tyre mund të mos shihet si diçka urgjente dhe rrjedhimisht t’i prolongohet  trajtimi deri kur ata të jenë në një fazë kur realisht trajtimi do të ishte më pak efektiv apo do të zgjaste më shumë.
  • Hulumtime të shumta kanë vënë në pah, që çrregullimet mendore ndikohen fuqishëm nga rrethanat e klientit dhe nga vet personaliteti i tyre, pra çdo person jeton në një kontekst dhe nuk mund të merret në izolim nga ato që e rrethojnë.
  • Aspektet sociale të çrregullimeve mendore janë të dukshme për shumicën e njerëzve: kushte të rënda banimi, vështirësitë financiare, mungesa e mbështetjes familjare, ndarjet në një marrëdhënie, stresi i punës etj. të gjitha kontribuojnë në distresin emocional të atyre që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi e depresioni, pra çrregullimet mendore nuk janë thjesht vetëm në një organ apo brenda individit, ato janë gjithashtu relacionale dhe kontekstuale (Asen et al, 2004).
  • Hulumtimet që janë bërë për efektivitetin e antidepresantëve (Greenberg et al., 1994) kanë vënë në pah një sërë efektesh anësore të tyre dhe rrjedhimisht kanë ndikuar që klientët në raste të ndryshme të ndërprejnë terapinë e sapofilluar.
  • Metaanaliza e 19 studimeve (2.318 klientë), kanë rezultuar që 75 % e përfitimeve nga përdorimi i antidepresantëve janë rezultat i placebos dhe vetëm 25 % i efektit të ilaqit (Kirsch & Sapirstein,
  • Nëse e vëreni që keni shpesh tendenca për të gjykuar të tjerët apo të kontrolloni njerëzit tjerë, atëherë ky është një indikator i rënies së vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tuaj!
  • Profesionistët mjeksor, të gjithë pa perjashtim, duhet të kenë kujdes  shumë më tepër për fjalët që i thonë pacientëve të tyre, se sa për ilaqet që jua japin,  pasi që një fjalë e tyre mund t’i shkatërrojë pacientët përgjithmonë ose mund t’i shërojë edhe pa filluar t’i marrin ilaqet që jua përshkruajnë!
  • Prandaj kujdes, bisedoni, njihuni me personalitetin dhe aspektin e funksionimit psikologjik të pacientave tuaj para se t’i komunikoni një informacion sado i saktë dhe profesional që mund të jetë ai!Fjala është më e fuqishme se gjithçka tjetër!
  • Mos ngatërroni humorin depresiv me dembelinë! Njerëzit që përballen me humor depresiv për fat të keq gabimisht shihen nga të tjerët si dembel!
  • Njerëzit që përballen me një humor depresiv, e dinë fare mirë çfarë duhet bërë dhe se aktivizimi i tyrë do t’i ndihmojë por ata thjeshtë nuk mund ta bëjnë këtë, prandaj ata frustrohen edhe më shumë se sa të tjerët që i kritikojnë për pasivitetin e tyre, prandaj duhet kuptuar dhe përkrahur ata për t’i motivuar!
  • Ata që përballën me një çrregullim psikologjik, shumicën e rastëve e dijnë ÇFARË duhet bërë por kanë nevojë për dikë që t’i ndihmojë SI duhet bërë!
  • Ata ndjehën sikur janë në një gropë që e dijnë mirë që duhet disi të dalin nga aty, thjesht ju duhet dikush t’i ndihmojë duke i treguar si ta bëjnë këtë.
  • Shtyerja e punëve dhe afatëve është një nga karakteristikat e atyre që kanë nevojë për ndihmë!
  • Ajo që më së shumti i lëndon njerëzit që kanë një problem psikologjik, është mosbesimi nga të tjerët, moskuptimi nga të tjerët, nga ata që i kanë gjithmonë afër, nga ata në të cilët i duan shumë e në të cilët kanë llogaritur shumë gjithmonë.
  • Dhe kur them moskuptimi, nuk pres që të gjithë të kuptojnë çrregullimet psikologjike por flas për përpjekjet për të kuptuar se si ata ndjehen, se si ata po përpiqen shumë që ta tejkalojnë gjendjen, se si ata përfundimisht më shumë se çdo kush tjetër dëshirojnë të bëhen mirë dhe t’i kthehen normalitetit, dhe në tërë këto përpjekje të mundimshme, ata presin që të paktën të tjerët, familjarët, shoqëria e rrethi, ta besojnë këtë.
  • Përfundimishit si profesionist i shëndetit mendor, rekomandoj fuqishëm tek të gjithë, që të kenë durim, të përpiqen të kuptojnë dhe ta besojnë gjendjen nëpër të cilën kalojnë njerëzit që përballen me një çrregullim psikologjik, të jenë në krahë të atyre që kanë nevojë për mbështetje qoftë edhe pa folur asnjë fjalë, thjeshtë të jenë aty për ata.
  • Mbështetja e sinqertë e familjes, miqve e të afërmve, mbështetja sociale në përgjithsi, me ose pa psikoterapi, është e qenësishme në ndihmën e njerëzve të cilët përballën me një çrregullim psikologjik.
  • Që të shijosh jetën duhet pasur guxim, të jesh vetja dhe të mos kesh turp për këtë, të mos jetosh jetën sipas planeve dhe “këshillave” të të tjerëve, të jesh i ndërgjegjshëm dhe i ndershëm, të mos lëndosh dikë apo të gabosh qëllimisht, të ndash me sa më shumë njerëz gëzimet dhe hidhërimet, të mirat materiale dhe jomateriale, ta vlerësosh dhe të kënaqesh me atë që ke por të synosh më lartë, të kesh plane reale dhe sfiduese por jo të paarritshme…………..
  • Kur njeriu nuk i përmbahet parimeve të ngjashme si disa nga ato më lartë, e bën një jetë sipërfaqësore, që duket një kozmetikë e bukur nga jashtë por zbrazët nga brenda, nuk përmbushët kurrë pamarrë parasysh arritjeve dhe pasurisë, sepse nuk shkëputet nga imagjinarja dhe të jetojë realitetin, sepse thjesht jeton për të tjerët dhe jo për veten!
  • Psikologu nuk i zgjidh problemet tuaja, ai ju ndihmon të gjeni zgjidhje!
  • Në të kaluarën diskriminimi, segregimi dhe përjashtimi ka qenë kryesisht i bazuar në ngjyrë, ndërsa sot fatkeqsisht këto bëhen bazuar në etiketimet “diagnostike”.
  • STOP diskriminimit bazuar në këto etiketime!
  • “Hajt se bëhet mirë!”
    “Hajt se të kalon!”
    “Pse bre po bëhesh kaq i/e dobët?!”
    “Harroje bre mos ta nin, qite mas shpine!”
    “Ti je i/e fort, marre me u ankue kështu për ditë!”
    “Vallahi më, nuk po di çka me të thënë, krejt analiza e kontrolla në rregull të kanë dal, edhe mjekët nuk po din çka me ba ma me ty!”
    “Hajt se nuk vdes prej kësaj…….”
  • Këto janë disa nga “këshillat” dhe “ndihma” që shumica e klientëve të mi kanë raportuar që marrin nga të afërmit dhe miqtë e tyre. Nuk dyshoj aspak që ata e kanë qëllimin e mirë dhe vërtetë dëshirojnë t’i inkurajojnë POR realiteti është që shprehje të këtilla bëjnë që klientët të ndjehen të pashpresë, të pa përkrahur dhe më keqja që ndjehen krejtësisht të pakuptuar. Shumë prej tyre madje kanë bindjen se të afërmit dhe miqtë mendojnë që ata mund të ndryshojnë por nuk duan të bëjnë këtë.
  • Prandaj, një referim te një specialist i shëndeti mendor do të ishte ndihma më e mirë që mund t’i japin!
  • Sipas statistikave botërore një në tre njerëz përballën me një çrregullim psikologjik, të gjithë njerëzit të paktën në një moment të jetës së tyre kanë kaluar një periudhë kohore ku i është dashur ndihma e psikologut, prandaj të sfidohesh me një çrregullim psikologjik, nuk është turp, askush nuk është imun ndaj këtyre çrregullimeve dhe rrjedhimisht të kërkosh ndihmën e psikologut nuk është turp!
  • Intervenimet e hershme parandalojnë përkeqësimet e çrregullimeve dhe garantojnë sukses më të lartë në trajtim! «Psikologu» që përshkruan ilaqe!Alternativat nga përvoja klinike dhe informacioni që sjellin klientët në terapi:
  • Mungesa e dallimit të psikologut dhe psikiatrit nga klientët
  • Psikiatrit që prezentohen si psikologë dhe
  • Psikologu që nuk është psikolog (psikolog përmes rrjeteve sociale pa prezentuar kredencialet si liqenca e leja e punës)
  • «Psikologu» që përshkruan ilaqe!Alternativat nga përvoja klinike dhe informacioni që sjellin klientët në terapi:
  • Mungesa e dallimit të psikologut dhe psikiatrit nga klientët
  • Psikiatrit që prezentohen si psikologë dhe
  • Psikologu që nuk është psikolog (psikolog përmes rrjeteve sociale pa prezentuar kredencialet si licenca e leja e punës
  • Mendimet negative janë shumë të pranishme në shumë prej çrregullimeve dhe janë shumë shqetësuese dhe të sikletshme.Para se të vazhdoni të stëranalizoni këto mendime, bëjani vetës këto pyetje:
  • A është i vërtetë?
  • A është i këndshëm?
  • A është i dobishëm?
  • Nëse nuk merrni tri PO në këto pyetje, mos i flisni fare vetës, mos i analizoni pafundsisht këto mendime!
  • Janë mendimet tona dhe interpretimi që ne i bëjmë ngjarjeve që na lëndojnë, dhe jopatjetër ngjarjet që përjetojm
  • Përpjekjet që të largohemi nga dhimbja mund të na shkaktojnë më shumë dhimbje se sa vet dhimbja nga e cila po përpiqemi të largohemi.
  • Prandaj kuptojeni dhimbjen tuaj para se të pëpiqeni të lëndoni vetën edhe më shumë.
  • Kush jemi ne?
  • A jemi ne ata që vërtet mendojmë që jemi?
  • Ne mund të mos jemi vërtet ata që ne mendojmë që jemi, dhe në një rast të tillë një distres i vazhdueshëm vlon brenda nesh, sepse thellë thellë brenda shpirtit tonë ne e dijmë kush jemi por pretendojmë një UNË që është më i mirë, më i mirë të paktën në sytë e të tjerëve.
  • Çfarë ndodh më tutje?
  • Ne jetojmë një jetë që nuk është jona, e që mund të jetë e bukur në sytë e botës por jo në sytë e shpirtit dhe zemrës sonë!
  • Varësia apo të qënit i varur është një model i krijuar sjelljeje i cili sjell knaqësi dhe përmbushje të përkohëshme por pasoja afatgjata dhe që ky model sjelljeje vazhdon edhe përkundër pasojave që mund të jenë të tmerrshme.
  • Problemi është se pasojat janë të vetëdijshme por jo edhe origjina e këtij modeli sjelljeje.
  • Dhe detyra e psikologut duhet të jetë identifikimi i origjinës së këtij modeli dhe vetëdijësimi i klientit për të.
  • Shoqëria kosovare vazhdimisht po përballet me probleme psikologjike, si stresi, depresioni e ankthi, por akoma nuk ka arritur t’i kapërcejë tabutë në lidhje me problemet që lipset të kapërcehen duke u këshilluar apo trajtuar te psikologu. Kjo ndodh kryesisht për dy arsye:

Mungesa e informacionit mbi atë se çfarë është psikoterapia dhe si mund të jetë ajo e dobishme për ta, dhe përvojat jo të mira me ata që thirren në emër të psikologut dhe ofrojnë shërbime pa pasur njohuritë dhe kredencialet e mjaftueshme për një gjë

Problemi, secili problem, çfarë do që është ai, mund të shihet në dy mënyra: si diçka që thjesht duhet tejkaluar ose si diçka nga e cila duhet të mësojmë, të marrim një porosi.

  • Miqtë, por edhe profesionistët tjerë mund të ju ndihmojnë kryesisht në opsionin e parë, ndërsa psikologu edhe në opsionin e dytë!
  • Askush, asnjëherë nuk ka abuzuar me alkohol, drogë apo substanca tjera për t’u ndjerë super mirë apo mrekullueshëm, ata thjeshtë këtë e bëjnë për të tejkaluar një gjendje jo të mirë, për ta bërë jetën më pak të mjerë, për ta bërë dhimbjen më të vogël, e për ta «parë» vështirësinë më të vogël por kurrë nuk e kalojnë atë!  Abuzimi me substanca është thjeshtë një përpjekje për t’u mos dorëzuar por në fakt është dorëzimi i  vetës substancave.Kjo përpjekje është njëjtë si të besosh fuqishëm në zot dhe të ja dorëzosh shpirtin djallit!
  • Ndaloni së brengosuri për gjërat që nuk mund t’i kontrolloni!

Ndaloni së brengosuri për të kaluarën, ju nuk mund ta ndryshoni atë!

Mos u brengosni pët të ardhmën, ajo akoma nuk ka ardhur!

Vetëm jetojeni të sotmën, momentin e tanishëm, sepse është gjëja e vetme mbi të cilën  keni kontroll!

  • Nëse dëshironi ta ndryshoni, bëjeni!

Nëse nuk mundeni, atëherë ndryshoni mënyrën si e perceptoni atë ose mënyrën si reagoni!