Përplasen dy aeroplanë në Alaska/ 7 të vdekur, mes tyre edhe një ligjvënës amerikan

02.08.2020 10:39:48

7 persona humbën jetën në Alaska, si pasojë e përplasjes së dy aeroplanëve në ajër. Sipas mediave të huaja, në mesin e viktimave ishte edhe ligjvënësi Gary Knopp, njëherësh anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të Shtetit.

Bëhet e ditur se Knopp ishte duke pilotuar njërin aeroplan në të cilin ishte i vetëm, gjashtë persona të tjerë ishin në bordin e aeroplanit tjetër.

Gjashtë prej pasagjerëve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri prej tyre vdiq rrugës për në Spitalin Qendror të Gadishullit. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes së rëndë.