Përplasen dy dallgë, surfisti “fluturon në ajër” dhe përfundon në kujdes intensiv në spital – publikohen pamjet e aksidentit

12.02.2020 22:47:39

Surfisti i dallgëve të mëdha, Alex Botelho ka përjetuar një situatë të rrezikshme, derisa është përballur me një incident në ujë.

Sipas mediave të huaja portugezi është tërhequr nga një tjetër person, pasi të dy ishin “fluturuar” në ajër, në një përplasje midis dy valëve të mëdha në bregdetin e Atlantikut.

Ata u hodhën dhunshëm drejt bregut para se shpëtimtarët të ishin në gjendje të merrnin Botelho, i cili dukej se ishte i pavetëdijshëm dhe po lundronte me fytyrën poshtë në det.

Ai u dërgua me shpejtësi në spital pas një incidenti të cilin mediat e quajnë ”shumë serioz”.

“Aktualisht, ai është në gjendje të qëndrueshme dhe i vetëdijshëm. Ai do të qëndrojë në spital për vlerësim të mëtejshëm”, ka thënë një deklaratë të martën WSL, e cila drejton qarkun profesional të surfimit dhe është organizatori i Nazaré Tow Surfing Challenge.

Ndërkohë një azhurnim mbi gjendjen e Botelho lëshuar të mërkurën tha: “Alex mbetet në gjendje të qëndrueshme. Ai aktualisht është në spital nën vëzhgim të afërt për 48/72 orët e ardhshme”.