Përplasja te Teatri Kombëtar, shoqërohet në polici ish-deputetja

17.05.2020 08:48:00

LSI bën me dije se është shoqëruar në policia ish-deputetja e kësaj partie, Silva Caka.

Përpara godinës së Teatrit Kombëtar ka nisur sërish përplasja midis forcave të rendit dhe shoqërisë civile.

Atje ndodhen edhe disa ish-deputetë të tjerë të LSI-së. LSI-ja thotë gjithashtu se policia ka dhunuar ish-deputetët e saj.

Policia është bërë gardh përpara ndërtesës, duke mos lejuar hyrjen e aktivistëve apo ish-deputetëve të opozitës.