Përplasje e ashpër ndërmjet Vuçiqit dhe Mustafës në darkën e Sarajevës

15.03.2017 23:09:24

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është përplasur sonte verbalisht në Sarajevë me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili sot me herët e ka nënshkruar vendimin për kthimin e të gjitha pronave të Kosovës të regjistruar si prona të Jugosllavisë, Serbisë dhe ish Krahinës Autonome të Kosovës.

Përplasja ka ndodhur në darkën të cilën e ka shtuar kryesuesi i Presidencës së Bosnjës, Denis Zvizdaroviq në restorantin “Libertas” në Sarajevë për liderët e Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave serbe, Vuçiq në fillim të darkës e ka pyetur Mustafën me ironi “se çfarë po ndodh me marrjen e pasurisë serbe në Kosovë” dhe se “ai (Mustafa) këtë e ka menduar vetë apo e ka pasur ndihmën e dikujt”.

Burime të “Blic” thonë se atmosfera ndërmjet të pranishmeve ka qenë e rëndë dhe jomiqësore, pas përplasjes së Vuçiqit me Mustafën, por në fund megjithatë askush nuk e ka lëshuar restorantit, edhe “pse në momente të caktuara u duk sikur kjo mund të ndodh”.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Mirko Sharoviq, etj.

Nesër në Sarajevë fillon Samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimo