Përplasje kokë më kokë me frakturë kafke

23.01.2017 10:29:19

Mesfushori i Hull City, Ryan Mason, pësoi një frakturë në kafkë pas një përplasjeje të fortë kokë më kokë me mbrojtësin e Chelse, Gary Cahill.

Menjëherë ai doli me barrelë nga fusha e lojës dhe u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale. Klubi i Hullit bën me dije se operacioni kaloi me sukses dhe Mason është në gjendje të qëndrueshme.

Pritet që lojtari të dalë nga spitali pas disa ditësh.