Përplasjet brenda LVV-së, e tregojnë fëtyrën e vërtetë të skenës politike në Kosovë.!

05.01.2018 17:37:04

Nga: Gani Sadiku

Ideatorët dhe kraeatorët e ideologjisë majtiste të LVV-je, FER-in, gjithëmonë e kanë konsideruar si mish të egër brenda saj, sepse pak a shumë ata e kanë penguar zhvillimin e ideve bolshevike, dhe kanë qenë krahu real i cili luftonte kundër PDK-së.

Pjesa e FER-it, e cila sipas gjitha gjasave sdo të ketë më vend brenda kësa lëvizje, do duhej të funksiononte në Kuvend si një grup i pavarur, deri afër zgjedhjeve, e mandej t’i bashkohet LDK-së, apo ndonjë subjekti tjetër politik me ideologji dhe program të përafërt me te, përndryshe do ta kenë fatin e Nexhat Dacit dhe liderëve e grupeve tjera të ndara e të shuara, të cilët kanë kaluar nëpër të njejtën rrugë politike dhe sot nuk ekzistojnë më. Ka ardhë koha që edhe brenda kësaj lëvizje të ndahet shapi nga sheqeri. Sepse koha nuk i duron mut’hanet të cilat ata i kanë bërë kundër shtetit dhe njerëzve të këtij vendi.

Po shihet pas përçarjes së LVV-je, se shpifjet, fyerjet, sulmet dhe linçimet ndaj individêve, familjeve, grupacioneve, partive, ndaj vet shtetit por edhe ndërkombëtarëve, kanë qenë të orkestruara nga njerëz, struktura dhe qendra të caktuara. Ata asnjëherë nuk kanë dhënë ide, se si do dujej të ishte, por vetëm kanë mohuar dhe sulmuar ekzistuesen.! Kjo lëvizje ishte e dobishme sepse i ç’pralloi komandantët duke i treguar popullit se ishin, janë dhe do të jenë hajna, dhe të tillë kanë qenë gjithëherë. Probleme të tilla nuk ka pasur vetëm LVV-je, por edhe partitë tjera. PDK-ja, mundë të kthjellet vetëm në opozitë sepse që moti është kriminalizuar dhe krymbur, ku edhe njerëzit e ri brenda saj, duken të vjetruar, përshkak se u ka kaluar koha e të bërit polotikë. Duke mos pasur ide inovative nuk janë as rentabil karshi zhvillimeve shoqërore. I ka konsumuar pushteti dhe “i ka que e mira peshë” siç thot populli.! Po kthehet koha e një lufte të ashpër politike mes LDK-së, (e cila duhet të jetë mirë e konsoliduar) dhe krahut të luftës, i cili saher vjen në pushtet, leje ma që nuk respekton ligjet dhe kushtetutën, por nuk zgjedhë as mjete për të vjedhur e zhvatur buxhetin e shtetit dhe kuletën e secilit qytetarë. Ata janë të tillë sepse janë rritur në anarki, nuk e duan rendin e ligjin. Nuk u besojnë miqëve, as rendit kushtetues e simbolik të shtetit. Lirinë ua solli NATO, dhe Amerika, për tu ngelur përjetësisht në mendje se ata angazhohen përsëri, saherë që na sulmon neve Serbia. Pasqyrën reale të një politike të tillë po e pasqyronë kryeministri aktual, i cili po qeverisë me dorë të hekurt, jo dume respektuar ligjin dhe kushtetutën e vendit, por duke shkelir çdo ditë mbi to. Trinomi kryetar, kryeministër dhe kryetar Kuvendi, jan shembulli më i keq se si nuk duhet të qeveriset një vend.! Gjykata Speciale, dhe Demarkacioni me Malin e Zi, do të jenë dy tematika të cilat do ta rrëzojnë këtë Qeveri cilado që të mirret e para në shqyrtim. Unë besojë shumë në seriozitetin dhe në fuçinë amerikane, e cila nuk do të qëndroj duarkryq, karshi zhvillimeve politike ndaj një vendi të cilin vet e kanë çliruar, duke investuar miliarda dollarë.! Sa i përket AAK-së dhe AKR-së, janë parti private brenda së cilave asnjëherë sdo të ketë demokraci por vetëm diktate. Strukturat brenda ktyre partive s’janë as më shumë e as më pak, veqse figura njerëzish që duhet të mendojnë njet siç mendon lideri i tyre, të derdhin lot kur ai ka probleme apo është i mërzitur, të mundohen të krijojnë situata disponimi për te dhe të qeshin kur ai është i gëzuar. Sdö të ketë kurrë kundërkandidatë për kryetar partie, deri në frymën e fundit të themeluesëve të tyre./fokusi.org/