Përplasjet – Ushtria kundër kanabisit, Manjani përsërit propozimin, Kodheli sërish kundër

22.11.2016 00:02:02

Edhe pse e ka marrë një përgjigje negative ministri i Drejtësisë nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me propozimin e tij për ta përfshirë ushtrinë në aksionet antikanabis. Nga komisioni i Integrimit Manjani ka bërë të njëjtin apel që është kundërshtuar sërish nga ministrja Kodheli në një komision tjetër. Ministrja ka folur edhe për mosdekretimin e kreut të shtabit të FA që sipas saj nuk e bllokon punën

Edhe pse e kishte marrë një përgjigje për këtë propozim, ministri i Drejtësisë nuk ka ndryshuar qendrim. I pyetur në komisionin e Integrimit për këtë çështje përfaqësuesi i LSI tha se ndaj këtij fenomeni duhet kontrobuti i të gjithëve.

Por nga komisioni i Sigurisë ministrja e Mbrojtjes edhe pse e pyetur nga një deputet i djathtë tha se ushtria ka një mision serioz dhe që është mbrojtja e atdheut.

Në këtë debat u përfshinë edhe deputetë të tjerë që akuzuan opozitën që po bën gjithçka për të nxirë punën e policisë.

Ministri i Drejtëssië e hodhi idenë e përfshirjes së ushtrisë në lufatën anikanabis disa javë më parë që mori përgjigje negative nga ministrja dhe nga eksponentë të PS.

E thirur në komision për buxhetin e vitit 2017 i cili do do të jetë më i ulët në krahasim me këtë vit, ministrja u pyet edhe për mosdekretimin e kreut të Shtabit të Përgjithshëm të FA nga Presidenti i Republikës.

Kreu i kosmionit kërkoi zgjidhjen e këtij ngërçi për të mos lënë ushtrinë pa shefin e shtabit të ushtrisë.

Ndërkohë Ministrja Kodheli ka deklaruar se brenda 10 ditësh do të bëjnë kontratë me SHBA për të marrë 250 mjete të blinduara. Në Komisionin e Sigurisë, Kodheli tha se pr/buxheti 2017 garanton mbështetje financiare për reformat kyçe.