Përrenjas, prerja e paligjshme e pyjeve; arrestohet 52-vjeçari

23.10.2016 11:38:42

Goditet një rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, sekuestrohen 25 metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën drusore, Alush Ymeraj, 52 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi në aksin rrugor Urakë –Golik, në vendin e quajtur “Urakë” u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar 25 metër kub lëndë drusore me mjetin e tij kamion tip “Iveco” me targa AA 814 HY pa leje dhe pa dokumentacion përkatës.

Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave” .