Përshëndetje bashkëkombësve Vedat Shehu dhe redaksisë Fokusi, faleminderit për komentet e juaja!

06.07.2018 23:00:00

Pas publikimit të letrës së Vedat Shehut nga Tetova, e në të cilën ky i fundit vlerësonte qasjen e tij ndaj çështjeve me inters kombëtar dhe ndaj shqetësimeve për rreziqet ndaj kombit shqiptar, ka reaguar edhe vetë z. Aurel Dasareti.

Në reagimin e tij, z. Dasareti falenderon z. Shehu dhe portalin fokusi.org, dhe që në fillim vlerëson se e drejta themelore është e drejta për jetën, dhe përmend obligimin që ka Qeveria e një vendi për t’u kujdesur për jetën e qytetarëve.

Në vazhdim, z. Dasareti kërkon që të ketë mendim që zgjojnë ndjenja të mëdhate shqiptarët.

Fokusi.org. falenderon z. Dasareti për bashkëpunimin e rregullt, si dhe vlerson qasjen që ai ka për çështje me rëndësi të madhe për kombin tonë, dhe e siguron atë dhe të gjithë njerëzit e përkushtuar dhe që kanë ide, shqetësime dhe pikëpamje me interes për vendin dhe për kombin se do të kenë dyert e hapura dhe gjithë hapësirën në dispozicion.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e z. Dasareti: 

E drejta e parë e njeriut është e drejta për jetë. Nëse nuk keni siguri fizike për jetën tuaj, nuk keni të drejta të tjera. Dhe qeveria e një vendi para së gjithash duhet të mbrojë të drejtën e qytetarëve për jetën.

Duhet të ketë mendime që zgjojnë ndjenja të mëdha te shqiptarët. Ne kemi pësuar një prishje të traditës së karakterit pothuajse revolucionar, një shkatërrim të së kaluarës sonë. Në vend të kësaj, ne jetojmë në një lloj gjendjeje zero, ku e ardhmja po bëhet gjithnjë e më kërcënuese.

Respekt për ju, nga California, Aureli