Personat mbi 65 vjeç me orar të kufizuar të lëvizjes, ligjëratat në universitete “online”

31.10.2020 14:53:21

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët për masat e reja kundër koronavirusit.

Personat mbi moshën 65 vjeçare do të kenë kufizim të lëvizjes sipas vendimit të marr të shtunën nga Komiteti për menaxhimin e pandemisë.

Ata do të kenë të drejtë të lëviznin nga ora 06-10, dhe pas dite 16-19,ndërsa pas këtij orari mund të lëvizin vetëm për arsye shëndetësore.

Komitetit ka vendosur që ligjëratat në Universitete të mbahen vetëm online, kurse provimet dhe pjesa praktike sipas rekomandimeve.