Personi qe ka vrarë Hazbi Idrizin ka tentuar të vetëvritet

06.05.2017 11:36:45
Ngjarja që ka tronditur gjithë Maqedoninë dhe rajonin, me vrasjen makabre të kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, portali TetovaSot mëson detaje tjera rreth ngjarjes.
Siç mëson TetovaSot, personi që ka vrarë Hazbi Idrizin ka tentuar të vetëvritet.
Pasi ka qëlluar mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.
Siç mëson TetovaSot nga burimet e Spitalit të Tetovës, ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është tranaferuar në Spitalin e Shkupit.