Përurohet në Ferizaj fabrika e brumërave

10.10.2016 16:05:47

Të hënën në Ferizaj, është bërë hapja e Fabrikës së Brumërave “Orex plus”. Në përurimin e kësaj fabrike morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryetari i Kuvendit tw Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës si dhe shumë e shumë mysafirë të tjerë.

Në ceremoninë e hapjes së Fabrikës së Brumërave “Orex plus’’, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se hapja e bizneseve, ka rëndësi të jashtëzakonshme për komunën e Ferizajt.

“Komuna e Ferizajt, sipas mundësive që ka, po përpiqet ta ndihmojë përmirësimin e mjedisit biznesor dhe të mbështesë qoftë themelimin e bizneseve të reja, qoftë zgjerimin e bizneseve ekzistuese, duke e konsideruar forcimin bizneseve të vogla dhe të mesme si faktorin më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në kushtet tona. Planet tona zhvillimore, synojnë promovimin e shumëllojshmërisë së ekonomisë në Ferizaj, forcimin e prodhimtarisë, të fokusuar në industri, përpunim të drurit e metaleve, në sektorin e agrobiznesit dhe të turizmit malor, në mbështetjen e krijimit të bizneseve të reja, përmes krijimit të zonave ekonomike dhe industriale të përshtatshme, me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse. Ne tashmë disa herë kemi dhënë prona komunale, me qëllim që të themelohen biznese të reja, ose të zgjerohen kapacitetet e bizneseve ekzistuese, ndërkohë që po krijojmë mundësi për hapjen e zonave të reja ekonomike”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë këtij viti është financuar në ndërtimin e infrastrukturës në zonat industriale me 70 mije euro.

“150 mijë euro i kemi ndarë për përkrahjen e bizneseve në formë vauçerësh; 25 mijë euro i kemi ndarë për të mbështetur bizneset artizanale, 10 mijë euro për studime rreth turizmit, 20 mijë euro për studimin e parkut në Nerodime, 20 mijë euro për modernizimin e qendrës “one stop shop” e kështu me radhë. Një vend të veçantë zë edhe subvencionimi i agrobizneseve të vogla nëpër viset rurale. Veç këtyre mbështetjeve, ne po përpiqemi të marrim masa të tjera, si: modernizimin e vazhdueshëm të ofrimit të shërbimeve në qendrën e regjistrimit të bizneseve, krijimin e hapësirave të reja moderne ku do të kenë qasje më të lehtë personat fizik dhe juridik për t’i kryer shërbimet, trajnimin e stafit për ofrimin e më shumë shërbimeve në një vend, ofrimin e katalogëve të rinj, udhëzuesve e fletëpalosjeve për të interesuarit rreth mundësive që ofron komuna e Ferizajt për investitorë, ofrimin e ndihmës rreth kompletimit të dokumentacionit për regjistrim, përgatitjen e databazës për menaxhimin dhe publikimin online të pronave dhe objekteve komunale si dhe ato private që do të jepen në shfrytëzim e të tjera”, ka potencuar kryetari Svarqa.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Ferizaj përmes krijimit të bizneseve të vogla, është duke u munduar të dërgoj mesazh se si zhvillohet vendi ynë.

Veseli shtoi se institucionet qendrore dhe lokale do të angazhohen në lehtësimin e punës së bizneseve në mënyrë që ato të hapin vende të reja pune si dhe të prodhojnë produkte vendore.

‘’Ne do të punojmë që kamatat në nivelin e kredisë të ulen si dhe bizneset të kenë mundësi të investojnë’’ tha Veseli.

Nga ana tjetër ministrja e Tregtisë dhe Hykmete Bajrami është shprehur se përmes hapjes sa fabrikave po përmirësohet edhe jeta e qytetareve të Komunës së Ferizajt.

“Sot këto 30 vende të punës që hapen në Komunën e Ferizajt, përmirësojnë jetën e qytetareve, dhe këto produkte do të ndikojnë drejtpërdrejt në zbutjen e bilancit tregtarë në mënyrë të drejtpërdrejt, ne po zëvendësojmë produktet e importuara me produkte tona vendore. Unë dëshirojë t’ju njoftoj për dy projekte që janë shumë të rëndësishme për bizneset, është projekti i Fondi Kosovar për garanci kreditore i cili është njëri ndër projektet më të mëdha që ka pasur Qeveria në bashkëpunim me donatorët dhe lehtësojnë drejtpërdrejt qasjen e financave si dhe projektin për certifikimin e produkteve që ju ndihmon prodhuesve që të certifikojnë produktet e tyre në mënyrë që ata mos të synojnë vetëm tregjet vendore por edhe ato ndërkombëtare e cila mundësohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA)”, ka thënë Bajrami.

Nga ana tjetër Elmaz Çoçaj, pronar i “Orex plus”, ka thënë se gjatë tri viteve të ardhshme synon që të bëjë edhe industrinë e brumërave, që është mungesë e saj.

“Kompania jonë është themeluar në vitin 1991, këtë vit i kemi bërë 25 vite, dhe në këtë 25 vjetor, ne po zgjerojmë biznesin tona nga furra të vogla në një fabrikë”, ka thënë Çoçaj.

U bë e ditur se deri më tani kjo kompani ka punësuar 30 punëtore. Në këtë fabrikë do të prodhohen keksa të llojeve të ndryshme, buke integrale dhe bukë misri.

14608014_10208856888877839_1878684651_n 14658376_10208856808595832_1088495164_n 14658297_10208856888157821_1799305449_n 14627972_10208856807435803_2146443267_n 14607986_10208856821436153_229171848_n