Përurohet shtatorja e Shën Terezës në Poreç të Kroacisë

23.11.2017 22:12:05

Sot është bërë përurimi i shtatores së Shën Terezës, në Poreç të Kroacisë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Është ndjenjë e mirë që humanizmi dhe ajo që e ka personifikuar më së miri atë, shqiptarja e madhe që e njohu bota, Shën Nënë Tereza është nga sot prezent, e skalitur në bronz edhe në Kroaci. Popujt ndër vete duhet të bëjnë paqen duke i përdorur edhe këto personalitete të humanizmit. Krenarë që jam shqiptarë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.