Përvjetori i 15-të i Heroit të betejës së Loxhës dhe dredhitë e ndërskamcat e Jakup Krasniqit

05.01.2018 17:45:41

Nga: Sinan Kastrati

Edhe kur flasin për “luftën” heroike,përvjetorët e “betejave” … televizionet tona, sidomos ai i RTK-së, në ekran na dalin masakrat, djegjet e shtëpive e shpërngulja e shqiptarëve sikur kjo të ishte e mjaftueshme për të tregua “heroizmin” e komandantëve tanë trima.

Por sot, do ta kujtoj Tahir Zemajn e do “të flas” me Jakup Krasniqin e Bilall Sherifin, të dytë tash në “nismë”.

Më së pari dua ta filloj me Bilallin. Bilalli paska thënë: “Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilal Sherifi, ka theksuar se tani deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet ta miratojnë sa më parë Ligjin për Amnisti për deputetët që kanë hedhur gaz lotësjellës”.

Bilall qysh mundësh me i arsyetua veprimet e deputetëve që në parlament të gjuajnë gaz lotsjellës?

Ti ose s`ke tru e fiqir ose je edhe ti je si ata që kanë gjuajt brenda parlamentit gaz e nga jashtë e kanë gjuajt me trumbllona.

Atherë deputetët, që edhe ti je deputet, e paskeni marrë detyrën si të policëve që e kanë gjuajtur “Dumen” ruse në kohën e Jelcinit e të Zhirinovskit.

Bilall as policët nuk gjuajnë gaz lotsjellës, topa me ujë e plumba të gomës, pa paralajmërim dhe deri sa të rrezikohet jeta e qytetarëve dhe prona shoqërore e pasuria private etj. Bilall apo  zabit, “Qaush” apo cka ke qenë në ushtri, nëse ke qenë “ushtar” i “hekurit”,nëse jo qaush, pasha, a nuk të vjen keq e marre prej kolegëve deputetë serbë që kur të duan të rrxojnë ty e shefat e tu nga pushteti e pastaj edhe ti mbetesh me me gishta n`gojë?

Bluaj më but Bilall se shumë egër pe qet miellin mullin ku ti bluan. Ka mundësi se tu ka ba pa cakat guri (i Boletinit).

Image

Bilall, ti je bërë si qakalla e mullinit e Jakupi, një nga shefat tu, si defi pa xhampare.

Më tepër nuk po flas me ty por do të ishte mirë që të mendosh me kokën tënde sepse edhe ti e ke radhën bashkë me ata të AAK-së të shkoni në gjykatë si të akuzuar e atherë fol. Para drjtësisë jeni të gjithë të barabartë.

E tash po dal te Jakup Krasniqi.

Jakup, a të kujtohet jeta  jote “idilike” (!!!???) para vitit 1981 kur punoje si mësues fshati e si profesor “historie” në Gjimnazin “Marshal Tito” në Gllogofc? Pas “luftës” ndryshove shumë. Ke shti edhe mish të ri në trup. Ke berë edhe pare e pasuri që nuk ja din skejin përndryshe nuk e kishe lënë vendin e deputetit.

Edhe një pyetje të vogël Jakup: -A ishe edhe ti kur iu ndërrua emri i gjimnazit në Gllogofc prej “Skënderbeut” në “Marshall Tito” dhe ku e keni lënë bustin e Skënderbeut që Shqipëria iu ka dhurua? E keni mëshefur në bibliotekë apo e keni humbur? Ah Drenicë he Drenicë po shumë trimat si Jakupi i kishe pasur.

Por po dal aty ku e kam nder mend me dalur. Jakup, pas “luftës”, ty tu ka qel goja dhe sytë po dojnë me tu shky duke i parë “gabimet” e të tjerëve “SIKUR TË KISHA MUNDËSI TË ZGJEDH SHOQËRINË, KOMBIN, PARTINË APO NDONJË KOMUNITET MENDJENDRITUR.

Po të pyetsha se a do të pranoja të isha pjesë e një shoqërie, kombi, partie politike, a ndonjë komuniteti të shitur si “intelektual”, që i fërkon duart e pret krekosjen në institucionet e shtetit, mbi fatkeqësinë e të tjerëve, duke pritur si dhelpra pas dashit, po të varej nga dëshira ime pa u hamendur do të thosha: Jo, njëqind a njëmijë herë jo!” dhe e përfundon “Dhe pastaj i bashkon “ideali” me armiqtë barbarë që më se një shekull deshën të na zhbëjnë!

Vetëm të ligjet lumturinë e kërkojnë në vdekjen e dhunshme politike të të tjerëve!

Njeriu i mirë lumturinë e kërkon edhe për të tjerët.”

“Ubijen je pogrešni Krasniqi”

Jakup, ti bashkë me shokët e tu, duke filluar me Adem Demaçin ju keni gëzuar vdekjes (vrasje-s-ve) të Kolonelëve Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemajt?

Nuk të kujtohet?

“Historia” e jote Jakup është e turpshme.

Pse?

Kur doli libri për Tahir Zemajt, “Kështu foli Tahir …”, ty nuk tu prit dhe shkarravite me një pamflet “Kështu bani Tahir Zemaj”.

Jakup, a janë të vërteta këto që shkruan Diana për ty?

“Në fund me shumë keqardhje për Juve po e shkruj këtu komentin e një gazetari kroat, analisti politik, në ditë kur është vra Ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi, citoj:

“Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar).

Po kthehemi pakëz mbrapa.

Si zëdhënës i “uck-së” tuaj, që u munduat me zor me e bërë ushtri, rrejte më shumë se sa kashore të bukës së kallamojt që ke hangër në katund.

Ato i ke thënë kudo. Edhe në Hagë si “dëshmitar” flliqe me gojë.

Cila ishte e vërteta Jakup?

“Ju personalisht zotri Krasniqi apo dikush nga ajo organizata e fshehtë e juaj jeni bërë tërësisht kundërproduktiv dhe e keni cenu çështjen e Kosovës, dhe Luftës në Kosovë, kur jeni bërë zëdhënës i UÇK-së. Kur me këso deklarata amatore keni shku në opinion, në kohën më të keqe.
Ne në redaksi të HRT shumë herë jemi djersit kur Ju dilshit në opinion me këso deklarata, thua se ishit faktor kyç botëror që mund të bënte çka të donte. Deklaratat e Juaja, zotëri Krasniqi, i kanë bërë dëm të madh imazhit të UÇK-së, që ne jemi munduar në HRT ti tregojmë botës që UÇK ishte një ushtri relevante, e përpiktë në qëllime dhe e aftë ta mbrojë Kosovën nga sulmet luftarake të ushtrisë dhe paramilitarëve serb. E Ju, i veshur në uniformë të UÇK-së dinit para kamerave thuajse po xhirohet ndonjë film gjysmartistik dhe gjysmëhumoristik, me deklarata të Juaja që do të fshihen kufijtë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, dhe në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sa dëm i keni bërë imazhit të Kosovës dhe UÇK-së, me këto deklarata totalisht amatore t’Juaja është parë edhe më vonë.”

Dhe krejt në fund Diana Rexhepi ta thotë në sy: ” Ju thashë edhe njëherë që në redaksi të HRT shumë herë jemi djersit, ekipi i redaktorëve, dhe unë si gazetare dhe përkthyese e deklaratave tuaja pompoze.

Në fund me shumë keqardhje për Juve po e shkruj këtu komentin e një gazetari kroat, analisti politik, në ditë kur është vra Ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi, citoj:

“Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar)”.

Jakup, a e fituat luftëm me konspiracion e me qorape në “ftyrë”?

Po kështu do të thonte edhe miku yt, Xhavit Haliti, pas takimit të fundit me Kolonel Ahmet Krasniqin në Tiranë  “….ne kemi punuar që tetë vite në konspiracion e kështu që për cdo problem mund të takohemi në objektet jashtë shtabit, në dhomat e banimit ….” (FQ.115, E vërteta për FARK-un)

Pse nuk po e thua se nuk ka pasur “uck” por kanë qenë grupe të paorganizuara dhe se ato kanë qenë vetëm sa me ju “mbrojt” ty e bandat e tua dhe me i “frigua” e vrarë kundërshtarët tuaj ideologjik. Kolonelët si Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj kanë pasur ushtri, ushtarë e oficerë të pregaditur e të diciplinuare kjo ju ka pengua juve.

UCK-ja e jua nuk e ka pas asnjë ballafaqim, nuk e ka bërë asnjë betejë dhe nuk e ka fituar luftën.

Jakup Krasniqi kishte shkruajt disa herë kundër ç do gjëje që lidhej ose ishte e afërt me Ibrahim Rugovën, LDK-në dhe FARK-un.

Jakupi ato i sheh edhe në ëndërr e qohet jerëm duke bërtitur në sallonin lluksoz nga friga e tyre mos i kanë hyrë edhe të vdekur në pallatin e tij, sikur në “Pallati i perandorit”. E përbashkëta është se Jakupi dhe personazhi i “Krevatit të perandorit” është se të dytë hyjnë mbathur në sallon deri sa i pari pati kurrë pallat, i dyti erdhi nga mali me pallat.

Dhe “nuk” u gjet vrasësi ose vrasësit e Kolonelit e Kolonelëve.

Jakup, a e din kush janë vrasësit?

Po ta them unë. I gjithë i ashtuquajti “shtab i uck-së” duhët të dilni para gjykatës si përgjegjës ose dorasë të të gjitha vrasjeve para, gjatë dhe pas “luftës”, edhe të të dy kolonelëve, Kolonel Krasniqit dhe kolonel Zemajt.

Mas t`ardht mëzi, kështu ka thënë “shefi” yt Fatmir Lima “Shtabi …. është përgjegjës për vrasjet e një bellenicasi, të një nga Banja dhe tsigurisht edhe të tjerat:

Jakup, Kosova do të (ç)lirohet kur ju, krejt i ashtuaquajturi “shtab” të hyni në burg.

Ta kujtova një emër që s`e ke fortë në “huj”, Diana Rexhepin.

Sot, më 4 maj bëhen 15 vjet nga vrasja e Kolonelit Tahir Zemajt, djalit të vetëm të tij dhe kusheririt dhe askush nuk e mori guximin e të thotë: Unë e kam vra Tahirin sepse kështu ka berë ai kundër popullit e “luftës”

Në të vërtetë ka folur Ademi e ti por qysh. Keni folur ashtu qysh nukështë në traditën shqiptare.

Ademi i gëzohet vdekjes së Tahirit dhe djalit të vetëm me (afërsisht kështu) “Mirë që ka vdekur se ishte bërë si baba, shka …”

Tahiri, një javë para se me u vra ishte në Suedi të një miku im (V.T.) por ai nuk më thirri mua nga friga se mos Nasim Haradinaj do të hakmerrej ndaj familjes së tij në Kosovë e Nasimi e ka në Helsinborg.

Për Tahirin flet puna, si ushtarak e hero e për ty Jakup e … e shokët e tu, ju jeni turpi i kombit .

Për fund: Jakup, Burrat si psh Imer Maliqi i Nokshiqit, i ka hyrë brenda “kullave” të Banit të Cetinjës, sepse ka qenë trim dhe ka vdekur për atdhe.(Imer Maliqi është vrarë më 1947) e ti je mshefur në Tiranë apo dreqi e din ku duke lexuar letra e komunikata të lpk-së.