Pesë fluturime në nisje nga Prishtina

18.03.2020 10:49:01

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.

Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe të gjithë udhëtarët mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” njoftoi se për sot do të realizohen pesë fluturime në nisje.

Prishtinë – Zurich, 2 fluturime

Prishtinë – Munich, 1 fluturim

Prishtinë – Dusseldorf, 2 fluturime

Nga aeroporti kanë kërkuar që udhëtarët të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione shtesë. /