Pesë të lënduar pas një përleshje në plazhin francez

14.08.2016 23:25:28

Një përleshje në një plazh në ishullin francez Corsica, në mes të tre familjeve me prejardhje nga Afrika Veriore dhe disa të rinjve lokal, ka lënë pesë persona të lënduar dhe tre vetura të djegura, shkruan BBC.

Sipas dëshmitareve kjo përleshje filloi pasi që tre familjet kundërshtuan për shkrepjen e disa fotografive.

Sipas disa raportimeve thuhet që disa nga personat ishin të armatosur përderisa gjate përleshjes janë hedhur gurë dhe shishe.

Trazirat vazhduan edhe ditën e diel gjate një proteste në kryeqytetin rajonal.

Tensionet në mes të lokalëve dhe komunitetit mysliman të Afrikës Veriore janë ngritur veçanërisht pas sulmit në Nice, ku mbeten të vdekur 85 persona.