Pesë të vdekur dhe 236 raste të reja me coronavirus në Serbi

Pesë të vdekur dhe 236 raste të reja me coronavirus në Serbi

15.08.2020 15:43:36

Shtabi mjekësor për luftimin e pandemisë globale në Serbi ka publikuar të dhënat e fundit.

Në 24 orët e fundit, 238 raste të reja të infeksionit të coronavirusit janë regjistruar në Serbi

Gjithashtu është bërë e ditur se pesë persona kanë vdekur në spitalet e ndryshme të shtetit serb.

Theksojmë se nga raportimi i fundit tashmë numri i të testuarve është rritur edhe për 8.529 njerëz.

Ndryshe, kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ishin konfirmuar 235 raste dhe katër pacientë kishin ndërruar jetë.