Pesëdhjetë plumba drejtë terroristëve të Londrës

04.06.2017 20:52:42

Theresa May pas sulmit në Londër deklaroi se terrorizmit i duhet thënë mjaft, por duket se policët që ju përgjigjën tre agresorëve në afërsi të urës së Londër kishin dalë në këtë përfundim më herët.

 

Tetë oficerë policie zbrazën rreth 50 plumba ndaj tre terroristëve që sulmuan civilët me thika, një numër i paprecedent plumbash i përdorur ndonjëherë nga policia britanike, sidomos në një incident të vetëm.

Reagimi i ashpër i policisë, plotësisht i justifikueshëm në atë situatë, u konfirmua edhe nga shefi i antiterrorit Mark Rowley.

Ky i fundit deklaroi se policët duhej të siguroheshin që agresorët ishin të vdekur, mbi të gjitha pasi kishin veshur ato që dukeshin si jelekë eksplozivë, pavarësisht se më vonë u konfirmua që ishin të rremë.

Megjithatë, ai shtoi se ka nisur një hetim i brendshëm për të vlerësuar reagimin e policisë. Shumica e oficerëve të policisë në Britani janë të paarmatosur dhe përdorimi i armëve të zjarrit nga ata nuk është aspak i zakontë.