Pëson lëndime nga zjarri duke u përpjekur t’i shuajë flakët në stallë

25.09.2018 09:49:39

Një person nga fshati Pomozatin, Fushë Kosovë, mbrëmë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, i njëjti kishte informuar se ishte përfshirë stalla e tij nga zjarri.

Gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, ai kishte pësuar lëndime trupore.

“Fshati Pomozatin, Fushë Kosovë 24.09.2018-20:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se është përfshirë nga zjarri stalla e tij. Gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.