Peter Roskam: Serbia po rrezikon stabilitetin në Kosovë

Peter Roskam: Serbia po rrezikon stabilitetin në Kosovë

13.03.2017 11:44:26

Kosova po përballet me shumë sfida. Këto sfida po i shfrytëzon Serbia e cila e mbështetur nga Rusia, po rrezikon stabilitein në Kosovës”. Kështu tha për gazetën Uashington Ekzaminër (Washington Examiner) ligjvënësi amerikan Peter Roskam, i cili ka nënvizaur se “çështja e Kosovës do të vazhdojë të jetë në fokus të Ligjvënësve amerikane,

Rusia vazhdimisht e ka testuar administratën e presidentit Obama lidhur me Kosovën, ndërsa kjo do të jetë një sfidë edhe për presidentin Trumap, shkruan gazeta amerikane . “Washington Examiner”.  Por, një grup i ligjvënësve nga Kongresi amerikan nuk do ta lë vetëm në këtë sfidë, Presidentin Tramp.

Komisioni për Partneritet Demokratik është një komision mbipartiak në Kongresin amerikan që ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve  me legjislaturat në demokracitë e reja. Komisioni është i përbëre prej katër anëtarësh dy republikanë dhe dy demokratë. I kryesuar nga republikani  Peter Roskam, Komisioni ka vizituar ditë më parë Kosovën, Gjeorgjinë dhe Sri Lanka, tri vende këto, ku Rusia dhe Kina sfidojnë admisnitratën e re të presidentit Tramp.

I pyetur nga Washington Examiner, lidhur me vizitën në Kosovë të këtij delegacioni prej katër kongresistëve ameriklanë, republikani  Peter Roskam ka theksuar se Serbia po denigron dhe rrezikon stabilitetin në Kosovë.

“Kosova po përballet me shumë sfida. Ajo ndodhet nën presionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ndërsa kusht ka miratimin e Demaraklacionit në kufirin me Malin e Zi. Opozita në kundërshtim ka hedhur gaz lotsjellës në parlament. Të gjitha këto i ka shfrytëzuar Serbia, e cila po merr mbështetje të madhe nga Rusia por dhe nga BE-ja. Kjo i ka krijuar asaj mundësinë të jetë mjaft provokuese në raport me Kosovën, duke rrezikuar stabilitein atje. Kosova është një vend i moderuar mysliman. Është shumë e vogë dhe me një popullsi prej vetëm 1.8 milionë njerëz. Por, nga ky vend i vogël, disa vjet më parë,  rreth 600 persona shkuan të luftojnë përkrah ISIS-it.  Me këtë rast Kosova ka ndryshuar ligjet, duke i shpallur këta luftëtarë të paligjshëm. Pra, në këtë pikë Kosova është një shtet model nga pikëpamja e  një vendi modern mysliman me të cilin Amerika ka marrëdhënie të mira dhe ndihmohet” ka thënë kongresisti republikan.