Petrit Shkodra: Unë besoj se Kosova do të bëhet Zvicra e Ballkanit!

23.08.2016 12:28:11

Petrit Shkodra është një nga të rinjtë që formimin  e tij profesional dhe intelektual e ka realizuar dhe vazhdon ta realizojë ne institucione akademike solide botërore, siç janë Texas Lutheran University   dhe Geneva Business School . Është ndër ata të rinj që kanë punuar shumë për të arritur suksese në studime si në SHBA, ashtu edhe në Zvicër, me ç’rast krahas studimeve ka kryer edhe praktika profesionale dhe punë të ndryshme.

Intervistën me Petritin, e kemi realizuar për të parë rrugën e tij të formimit profesional dhe intelektual, vizionin e tij të zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për rrugën e shtetit tonë në rrugën e euro-integrimeve.

Z. Petrit, mund të na thoni shkurtimisht cila është rruga juaj e formimit profesional dhe intelektual?

Se pari ju faleminderit shume per mundesine. Po si cdo i ri gjithmone kam enderruar qe studimet universitare ti beja jashte vendit ne menyre qe te behesha nje kuader sa me i pergatitur per ti sherbyer atdheut tim ne te ardhmen. Keshtu pas perfundimit te Gjimnazit ne Gjilan kam vazhduar studimet Bachelor ne Administrim Biznesi me drejtim ne Menagjment ne Texas Lutheran University te SHBA-ve e pastaj  kam ardhur  ketu ne Gjeneve ku po i ndjek studimet Master ne programin MBA ne Menagjment Nderkombetar ne Geneva Business School.

Kur është fjala për studimet bachelor në  Texas Lutheran University në fushën e Administrim Biznesit me drejtim ne Menagjment, cila është përvoja juaj në këtë universitet?

Eshte me te vertete nje pervoje e jashtezakonshme. Une isha njeri nga bursistet me burse te plote qe isha perzgjedhur per te filluar studimet atje. Kishte pasur gjenerata para meje dhe nje gjenerate e fundit pas meje. Fatkeqesisht pas ardhjes se bursisteve te fundit ne vitin 2009 ishin raportuar kerkesa per perqindje si shpenzime administrative  nga ana e administruesve te fondacionit kosovar qe menagjonte me kete program gje e cila nga ana e Universitetit konsiderohej si e papranueshme dhe qe si pasoje kishte perfundimin e ketij programi.

Studimet bachelor ne Texas Lutheran University te SHBA-ve kane qene shume intenzive e edhe pak stresuese per shkak se bursa ka qene e plote por edhe me nje klauzole te vazhdimit ose jo pas cdo viti ne baze te performances akademike apo notes mesatare GPA.Pak hajgare por mendoj se ky nivel intenziv i studimeve ndoshta  ka ndikuar qe sot te kem edhe floke shume me pak.

Gjate studimeve bachelor  filloj edhe  punen nga viti i pare si asistent i shitjes ne Librarine e Universitetit, nje zanat qe e kisha nga mosha 15 vjecare ku ne pushimet e veres punoja ne supermarketin e dajeve te mij.

Ndersa qe nga viti i dyte , ose Sophomore arrij qe te behem Ambasador i Pranimit ( Admissions Ambassador) i Universitetit ku kam perfaqesuar Universitetin  ne bashkepunimet qe i kemi bere me Universitetet tjera kryesisht ne Texas si dhe me  vizitoret dhe studentet potencial nga shkollat e mesme dhe familjaret e tyre qe ishin te  interesuar per ti eksploruar kushtet e studimit ne TLU.

Ne vitin e trete ose Junior  arrij qe ne nje gare te ashper me 10 studentet kandidat te vitit te trete qe garonin ne zgjedhje per 4 vendet ne Senatin e studenteve te Universitetit te dal i treti dhe keshtu te behem njeri nga 2 studentet ndekombetar qe ishin zgjedhur Senator si dhe  Senatori i pare shqiptar ne Asociacionin Qeverises te Studenteve ( Student Government Association) te Texas Lutheran University qe per mua ishte nje privilegj por edhe pergjegjesi e madhe.

Ne kete vit paralelisht me studimet akademike dhe aktivitetet tjera  pas 3 muajve me shume teste dhe aktivitete ose pledging sic njihet atje, arrij qe te behem anetare i organizates Alpha Kappa Psi ( Organizates Nacionale per Studentet e Ekonomise dhe Biznesit ne SHBA).

Pas kater viteve me shume pune por edhe vullnet dhe perkushtim te madh arrij qe ne Maj te vitit 2012 te diplomoj me Bachelor ne Administrim Biznesi drejtimi ne Menagjment nga Texas Lutheran University ne SHBA.

Po në studimet për Master qe po i ndjekni  në Geneva Business School, në fushën e Menagjmentit  Ndërkombëtar?

Edhe ketu krahas studimeve akademike po vazhdon edhe puna. Vlen te theksohet se gjate ketyre studimeve kam bere nje praktike disa mujore me pagese ne seline kryesore te Nissan per Europe ne Rolle te Zivcres, nje qyteze afer Gjeneves, ku kam punuar per zv.Presidentin e Shitjes dhe Marketingut per gjithe kontinentin e Europes.

Pastaj perafersisht afer nje vit kam punuar si Konsulent Biznesi ne firmen Alpha Bat me pronar Xhavit Islamin, nje firme shume serioze shqiptare ne Gjeneve ne industrine e ndertimeve dhe renovimit. Gjate gjithe kesaj kohe pervec ndihmes dhe perkrahjes se parezerve  nga familja ime e ngushte, kam pasur edhe ndihme dhe perkrahje te madhe edhe nga nje tjeter afarist i suksesshem z.Ismet Mjaku si dhe nga dajte Abedin, Nuredin dhe Dorlir Halimi. Tash ka pak kohe qe jam i angazhur si konsulent i Menagjimit te Pasurise ne nje firme te vogel investive. Ne nderkohe edhe studimet Master po vazhdojne dhe besoj se deri vitin tjeter do te arrij qe ti perfundoj me sukses.

Gjatë studimeve Master ju keni arritur që të takoni dhe të bisedoni me personalitete të rëndësishme botërore sic janë Presidenti Ahtisari,pastaj tashmë ish-sekretari i përgjitshëm i OKB, Kofi Annan, presidenti i EPP-së, Joseph Daul,etj cilat janë përshtypejt tuaja nga këto takime?

Gjate studimeve te mia Master ne Zvicer e posaqerisht ne nje qytet dhe qender te diplomacise multilaterale sic eshte Gjeneva, kam arritur te takoj shume personalitete te vecanta dhe me peshe politike qe kan pasur role historike ne proceset e vendim marrjes per vendin dhe popullin tone. Ka qene nje privilegj i madh takimi me ta ku une kam shfrytezuar rastin qe si nje i ri nga Kosova t’i faleminderoj per kontributin dhe ndihmen e tyre per ne. Vlen te thuhet se ata e kane prit me pershtypje shume te mira keto fjale falemnderuese dhe gjithone jane shpreh se vendi dhe qytetaret tane e sidomos te rinjet  kane nje te ardhme te ndritshme para vetes nese arrijne te punojne dhe studiojne sa me shume. Ndersa qe per mua, takimi me keta lider ka qene nje frymezim dhe shembull i mire i lidershipit qe edhe une ne menyre shume modeste  jam munduar ta ndjek qe nga mosha 14 vjecare kur si nxenes i klases se tete isha zgjedhur Kryetar i shkolles fillore Selami Hallaci ne Gjilan gjithmone me vullnet dhe energji per te sherbyer dhe per ta bere diferencen dhe ndryshimin per te mire.

Cili është vizioni juaj për zhvillimin ekonomik të Kosovës, bazuar në mundësitë reale që ka ajo në këtë drejtim?

Nuk ka dyshim se deri tani si vend dhe si popull kemi pas histori te mbijeteses. Tash ka ardh koha e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euro-atlantike. Mendoj se njerezit tane anekend botes kane treguar qe jane njerez industrial dhe me shpirt te entreprenurit qe dijne se si rritet kapitali, zhvillohet ekonomia dhe behet hapja e vendeve te reja te punes. Gjithashtu besoj se ka kaluar koha e nacionalizmave, kufinje dhe flamujve. Bile une mendoj qe brenda 10-15 viteve  nuk do te kemi fare kufinje dhe se lufta politike qe sot zhvillohet per kufinje do te duket e pakuptimte dhe qesharake.

Pikerisht per kete teme para pak ditesh kam pasur rastin qe Presidentit te Microsoftit z.Brad Smith, pas nje fjalimi ne Gjeneve, ti afrohem dhe ti kerkoj qe ti konsideroj mundesite e investimit ne Kosove me interesin e madh te fitimit te perparesise krahasuese ndaj kompetitoreve ne industrine e tij duke perfituar nga fuqia punetore e re e Kosoves, e cila eshte e lire dhe me prirje teknologjike. Une besoj qe Kosova me resurset humane, pasurite minerale dhe poziten gjeo-strategjike qe ka  mund te behet dhe do te behet  nje qender e outsourcing ne industrine e  sherbimeve, mallrave dhe teknologjise per kontinentin e moshuar dhe te pasur Europian. Paralelisht me investitoret e huaj duhet ti ruajme si syte e ballit afaristet e diaspores qe kane kontribuar shume ne te kaluaren e qe sot jane patriotet dhe heronjte tane modern. Ne kete kuader me nje vullnet per te kontribuar kam filluar nje bashkepunim shume te sinqerte dhe produktiv me Rrjetin e Bizniseve Shqiptare ne Zvicer konkretisht me Kryesine dhe Kryetarin z.Naser Mustafa. Mërgata jone eshte shume e fuqishme gjithkund por sidomos ne Zvicer, e une besoj qe nese ketyre biznismeneve te suksesshem ju afrohet siguri e mjaftueshme keta jo vetem kapitalin, por qe ka shume rendesi, edhe kulturen e punes zvicrane do ta sjellin ne Kosove. Une besoj dhe e kam thene edhe para shume viteve, qe Kosova do te behet Zvicra e Ballkanit. Dite me te mira po vijne per vendin dhe qytetaret tane.
petrit3 petrit2 petrit5 petrit6