Petrit Vasili: Autostrada Tiranë-Durrës, si Afganistani pas bombardimeve

25.04.2018 09:19:46

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook shpreh shqetësimin për gjendjen e autostradës Tiranë-Durrës. Sipas Vasilit, autostrada është bërë si Afganistani pas bombardimeve.

“Kryeministër duartharë e gojëçarap.

Autostrada Tiranë-Durrës është bërë për faqe të zezë. Korsia djathtë në të dy anët është bërë si Afganistani pas bombardimeve.

Ky kryeministri duartharë, që e bën gojën çarap lart e poshtë, a ka ndër mend të hedhë ndonjë lopatë asfalt se erdhi edhe sezoni turistik”, shkruan Vasili në Facebook.