Petrit Vasili, Ramës: Vlerësoje sulmin e SHBA në Siri, mos ki frikë nga Sorosi!

15.04.2018 22:19:01

Veprimet ushtarake të ndërmarra nga SHBA dhe aleatët perëndimorë në Siri janë kryefjala në diskutimet anembanë botës dhe të gjithë po presin se cili do të jetë fati i kësaj situate të tensionuar në shtetin e drejtuar nga Bashar Al Assad.

Drita jeshile për goditjen e arsenalit kimik të Sirisë u përshëndet nga shumë liderë në BE dhe duket se këtu bazohet kërkesa e kreut të Grupit të LSI, Petrit Vasili për kryeministrin Edi Rama që ai të bëjë të njëjtën gjë.

“Kryeministri qep gojën për bombardimet ne Siri sepse ne Amerike drejton Trump dhe jo Sorosi. Kryeministri qe komenton çdo budallallëk te mundshëm me te gjithë fuqinë e mundshme dhe me te gjithë cektësinë e mundshme,ka qepur gojën për bombardimet, qe SHBA udhëhoqi ne Siri. Sigurisht për kryeministrin,qe urren presidentin Trump fjalët nuk i dalin nga goja sepse Trump po udhëheq një aksion te nivelit botëror për goditjen e diktaturave gjakatare dhe veçanërisht ne Siri”, shkruan Vasili në Facebook.

Më tej ai thekson se është “turp për kryeministrin që i kundërvihet Amerikës dhe shqiptarëve duke heshtur. “Fol kryeministër, boll u frike për të mirën e njerëzimit, Amerikën e drejton Trump jo Sorosi”, kërkon me ngulm Vasili.