Petrit Vasili sulmon kreun e OSBE: Naziskin! Njihet për sulmet me thikë pas shpinë ndaj shqiptarëve

12.05.2019 11:33:15

Ish-deputeti Petrit Vasili, në një shënim në Facebook ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të OSBE në lidhje me protestën e djeshme duke e cilësuar kreun e OSBE, Bernd Borchard personazh historikisht dhe sistematikisht shume negativ.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”, thuhej në reagimin e OSBE.

Postimi i plotë i Vasilit

Reminishenca naziskine te Borchard!!

Borchard perfaqesuesi i de jure i OSBE dhe de facto i rilindjes,teksa shikon sjelljen kriminale te policise ndaj protestuesve, ngazellehet sillet te ishte ndonje perfaqsues i nje organizate naziskine, qe adhuron perdorimin e gazit helmues per eksterminim e zhdukje masive dhe jo si perfaqesuesi i OSBE.

Persa i takon gjoja merakut te Borchard per ligjin dhe institucionet, ky personazh historikisht dhe sistematikisht shume negativ kujton se nuk e mbajme mend se si ky vete bente tifozllek histerik per ndryshimet kushtetuese te prillit 2008, qe shkaterruan ne menyre te pandreqshme Kushtetuten dhe zgjedhjet ne Shqiperi.

Borchard eshte ngulitur ne memorjen e shqiptareve si nje huaj qe gjithmone eshte sjelle me thike pas shpine ndaj tyre.

Interesat e erreta personale te tij e kane nxire edhe imazhin e organizates, qe perfaqeson, duke e shnderruar ate ne nje paradhome te Edi Rames dhe jo ne nje rojtare te paepur te demokracise dhe zgjedhjeve te lira e te ndershme.