Petrit Vasili sulmon Ramën: Qaje se s’ka para, grive si “Ali Baba” 40 mln € për zyra

16.08.2018 23:05:04

Menjëherë pas publikimit të një artikulli mediatik që tregon se qeveria ka shpenzuar një sasi marramendëse parash për të rregulluar zyrat dhe për të blerë pajisje të reja për to, ka reaguar ashpër kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili.

“Ali Baba ne krye te qeverise i griu 40 milion euro për luks dhe zyra,ndërsa para për Teatrin s’ka”, shkruan Vasili në Facebook duke etiketuar kryeministrin Edi Rama si “grabitësi” i famshëm i mitologjisë.

“Vetëm per 7 muaj kryeministri hajdut alias Ali Baba me te gjithë 40 hajdutet ne qeveri kane batërdisur 40 milion euro për luks e zyra. Te gjithë qanin e lanin si legena, Qeveri e Bashki,ne TV e neper dëgjesa,ne konferenca shtypi e neper çdo rrëzë përpara kamerave e lehnin pa u lodhur, qe: “S’kemi fare para,ndaj do t’ja japim gjithë zemrën e Tiranës privatit,qe te na beje sevap një teatër”, thotë më tej ai.

Sipas Vasilit, “para per teatrin nuk ka,as per nje spital te ri ne Fier nuk ka, por ka plot para për ti vjedhur e grabitur ne luks idiotesh”.

“Nuk ka para as për rrugët,as për By-Paset,as për ngrohjen e shkollave,as për ilaçe,por ka miliona euro për  ËC-zyrash, fasada, kolltuqe, tapete, mokete. Ja kështu i vjedhin ditën për diell paratë e shqiptareve, plot 40 milion euro, Ali Baba ne krye te qeverise me te gjithë 40 hajdutet e tjerë”, thekson kreu i Grupit të LSI.