Petrovci kërkon përkrahje financiare për filmin “Teuta” (Video)

22.01.2017 11:00:00

Skenaristi i  filmit artistik “Teuta”, Enver Petrovci, kërkon ndihmë për finalizimin e këtij projekti, duke thënë se institucionet kosovare nuk e përkrahën këtë projekt filmik që i kushtohet 20 mijë femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Aktori i mirënjohur kosovar Enver Petrovci, përmes një postimi në Facebook, me skena nga filmi “Teuta”, i cili u financua nga shtëpitë filmike turke, bën thirrje tek njerëzit e vullnetit të mirë që ta përkrahin financiarisht këtë projekt filmik, në mënyrë që ai të mos mbetet pronë e shtëpive filmike turke.

Lexojeni të plotë postimin e Petrovcit:

“Mos i jepni te korruptuarve!
Dergo SMS 1 euro ne numer: 55 550
Filmi artistik turk ‘Teuta’ i kushtohet 20 mije femrave te dhunuara ne Kosove dhe pasojat ne familjet e tyre, te cilat shpesh here jane etiketuara si te pa moralshme”, (sic.), ka shkruar Petrovci.