Pikat e kthesës së vitit 2016 në Siri

28.12.2016 17:00:35
Zhvillimi më i rëndësishëm i vitit 2016 në luftën e brendshme të Sirisë e cila ka hyrë në vitin e saj të gjashtë ka qenë fillimi i Operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Zhvillimi më i rëndësishëm i vitit 2016 në luftën e brendshme të Sirisë e cila ka hyrë në vitin e saj të gjashtë ka qenë fillimi i Operacionit “Mburoja e Eufratit” nga Turqia kundër organizatave terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Viti 2016 ka nisur me udhërrëfyesin për kalimin në tranzicionin politik të përckatuar në fund të vitit 2015 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ku u vendos që të sigurohej armëpushimi në të gjithë vendin, përgatitjen e kushtetutës së re dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta.

Por, krizat njerëzore të shkaktuara nga regjimi dhe bombardimet e rënda të Rusisë penguan funksionimin e procesit.

Ndërsa në rajonet Madaja dhe Muaddamije të cilat ndodheshin nën rrethimin e regjimit në fund të viti 2015 u përjetuan vdekjet e fëmijëve nga uria.

Forcat e regjimit me mbështetjen ajrore të Rusisë e cila ndryshoi fatin e luftës së brendshme duke u përfshirë drejtpërdrejt më 30 shtator 2015, u përqendruan në Halep.

Rusia ndryshoi balancat

Teksa u rrit roli i Rusisë në Siri, u pakësua gradualisht ndikimi i qeverisë së presidentit amerikan Barack Obama.

Obama në asnjë mënyrë nuk pa pozitivisht mendimin për të balancuar Rusinë me rrugë ushtarake. Ndërsa retorika për ti kushtuar rëndësi përpjekjeve diplomatika dështoi plotësisht.

Ndërhyrjet në rritje të Rusisë në luftën e brendshme, rezultuan me zhvillimin e balancave në terrren në favor të forcave të regjimit.

Regjimi dhe mbështetësit e tij në fillim të muajit shkurt duke e rrethuar nga veriu dhe jugperëndimi ndërprenë korridorin njerëzor që mundësonte kontaktin kufitar të Halepit me Turqinë.

Pas këtyre zhvillimeve u pezulluan edhe bisedimet e nisura në Gjenevë më 20 janar. Negociatat e bllokuara nuk mundën të fillonin sërish brenda vitit.

Në muajin shtator u ndërpre edhe rruga Kastillo e cila ishte lidhja e vetme e qendrës së Halepit me botën, ku afërsisht 300 mijë civilë hynë nën rrethimin e plotë të forcave të regjimit.

Regjimi dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit rajonin e rrethuar e goditën me sulmet më të ashpra gjatë gjithë lufës së brendshme.

Deri në armëpushimin e shpallur më 13 nëntor me ndërmjetësimin dhe garantimin e Turqisë dhe të Rusisë, nga regjimi dhe mbështetësit e tij u vranë 1.138 civilë.

Në kuadër të armëpushimit më 15 dhjetor pavarësisht sabotimeve të grupeve të huaja terroriste mbështetëse të regjimit, në rajonet e rrethuara nisën evakuimet ku si rezultat i përpjekjeve intensive të Turqisë afërsisht 45 mijë civilë dhe luftëtarë opozitarë u nxorrën nga rrethimi dhe u dërguan në qytetin Idlib që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.

PYD/PKK me mbështetjen e SHBA-ve u përhap në perëndim të Eufratit

PYD-ja e cila në Siri është degë e organizatës terroriste PKK, pasi mori nga DEASH-i digën Tishrin mbi Lumin Eufrat në fund të vitit 2015 kaloi në pjesën perëndimore të lumit.

Organizata në muajin shkurt duke nisur një operacion në rajonin Munbixh në bregun perëndimor të Euftatit, në saj të mbështetjes intensive të SHBA-së dhe të disa vendeve perëndimore arriti që në muajin gusht të merrte nën kontroll rajonin.

Pas nxjerrjes së DEASH-it nga Munbixhi, SHBA-ja nuk mbajti premtimin e dhënë e cila kishte garantuar se PYD-ja do të braktiste këto territore. Ndër të tjera PYD/PKK vazhdoi planin e saj duke u zgjeruar në perëndim të lumit Eufrat.

Turqia bëri lëvizje me “Mburojën e Eufratit”

Zhvillimi më i rëndësishëm në vitin 2016 në Siri i cili është ndjekur me kujdes nga e gjithë bota ka qenë lëvizja e “Mburojës së Eufratit” nga Turqia.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) duke mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane më 14 gusht nisën Operacionin “Mburoja e Eufratit” me qëllim për të larguar nga kufiri kërcënimin e DEASH-it dhe PYD/PKK-së si dhe për të hapur territor jetese për civilët.

Si rezultat i operacionit të ndërmarrë u mundësua ndërprerja e kontaktit të DEASH-it me kufirin e Turqisë si dhe u pastrua nga organizatat terroriste një territor prej 1.849 kilometra katrorë. Ndërsa vazhdon ende ofensiva e cila tashmë ka arritur në rajonin el Bab të Halepit.

Teksa ofensiva mundësoi sigurinë kufitare të Turqisë, ajo gjithashtu pengoi në masë të madhe edhe planin e PYD/PKK-së për bashkimin e rajoneve nën pushtim në lindje dhe perëndim të lumit Eufrat.

Janë rritur shpresat për armëpushim të përgjithshëm

Armëpushimi dhe evakuimet në Halep kanë rigjallëruar edhe procesin diplomatik për sigurimin e armëpushimit në të gjithë vendin.

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit pas një takimi të mbajtur me 20 dhjetor në Moskë, sollën në rendin e ditës sërisht procesin e zgjidhjes politike i cili ishte lënë mënjanë që në fillim të vitit.

Në biesedimet në vazhdim në linjën Ankara-Moskë të zhvilluara në ditët e fundit të vitit është përgatitur një plan për armëpushim të përgjithshëm për t’ua paraqitur palëve. Në rast të mundësimit të marrëveshjes parashikohet që regjimi dhe opozitarët të nisin negociatat pa përfunduar muaji i parë i vitit të ri.