Piratët somalezë pendohen kur tentojnë të plaqkisin një anije

20.06.2017 18:28:16

Për vite me radhë, piratët somalezë kanë terrorizuar pronarët e anijeve që transportojnë mallra të ndryshme, dhe që kalojnë nëpër ujërat e Afrikës.

 

Këto ujëra janë të rëndësishme për trafikun ujor, ndërsa plaçkitjet e piratëve i kanë kushtuar pronarëve dhe kompanive që merren me transportimin e mallrave, miliarda dollarë gjatë periudhës 2008-2011.

Dhe derisa sa vinte e rritej numri i anijeve të plaçkitura, pronarët e tyre nga përvoja e hidhur janë detyruar të angazhojnë kompani private të sigurimit të armatosur deri në dhëmbë, që të luftonin ballë për ballë me piratët nëse tentojnë t’i plaçkitin.

Një rast i tillë është dokumentuar në një video të publikuar së fundmi ku një anije e vogël me piratë tenton ta rrëmbej anijen gjigante me mallra, por që hasin në rezistencë nga një grup burrash të armatosur rëndë me pushkë të ndryshme automatike. /Telegrafi/