Pjesë nga letërkëmbimi i një ish-studenteje të Bekim Lumit- Valmires dhe motrës time Luljetes: Ai, edhe në qiell ka me gjetë naj parregullsi e ka me iu bertite engjujve qe s’po dijnë me u marrë më universin

03.08.2018 03:19:19
Sadifete Lumi

Faleminderit Valmire për gjithe kete emocion…pjesë nga leterkembimi i një ish-studenteje tl Bekit (qe aq shume dha e u perpoq për te)- Valmires dhe motrës time Luljetes:

” Luljete, e dashtun! Po du me nda me ty ni emocion te papershkrum. Gjate varrimit sot, krejt e vetme ne dhomen teme, isha tu kajt e tu denese. Isha tu u dridhe prej merzise. Ne ate moment, ne dritaren e dhomes e kom ndi ni zhurme te vogel. Kur e hapa perden, e pashe ni kiterr qe me shikojke pingul ne sy. Na jemi ne qender te Torontos, ne kat te dyte. Kitrra erdh kaq nalte?! Ka ardhe Beka, Luljete! Ka ardhe ai me me thane qe nuk dojke me me pa ashtu. I fola e i thashe : “Profesor, shko ti pusho ne vendin tand. Na kemi me ia dale krejt bashke”. Me pa drejt ne sy edhe disa sekonda e zbriti krejt ngadale per ni kiterr maratone. Une e morra mesazhin e tij e prej aty dola e ngreva dolli per shpirtin e tij. E takova ni aktore te Kosoves me te cilen i kujtova vetem momentet e bukura. Sot, Luljete e dashtun, e kam ne mendje ni profesor te buzeqeshun, te pasionum mas artit, ni atdhetar, ni intelektual e mbi te gjitha ni artist te krisun ne koke kur bahet fjale teatri. Ai, edhe ne qiell ka me gjete naj parregullsi e ka me iu bertite engjujve qe s’po dijne me u marre me universin. Se ai eshte i tille. I krisun per artin e bukurine. Ai, Luljete e dashtun, as ne qiell nuk ka me nderru. As nuk ka me pushu por ka me nise menihere ni shfaqje te re. E na do te jemi shikues te kesaj shfaqjeje, secili ne kohen e vete. Ai ka me na mikprite atje. Ai ka shku para nesh per me pergatite vendin per ne. Une po ndjej shume dashni. Te lutem, kur te kesh kajt e denese, mundohu me u perqendru e me ni dashnine qe ai po na e dergon. Ai eshte mire Luljete. Jam e sigurte qe ai eshte tu vallezu, tu knu, tu marre fryme pa dhembje. Mundohu me u perqendru e me i lexu mesazhet e dashnise qe po na i dergon. Perfito prej dashnise sa nuk ka nise me na bertite 😊. Kaj per te, kaj sa te mundesh se ai e meriton lotin tone por, te lutem, vetem pranoja mesazhet. Degjo muzike ne vend te vajit te gjate. Ka me ia kenaqe shpirtin e artistit. Te perqafoj fort prej larg e ta dish qe jom kone me ty ne çdo sekonde e vazhdoj me kone. T’lutem, jepja ni perqafim nanes tande prej anes teme e te profesorit tem. Ndoshta kshtu ajo ka me ndi kete dashni qe po e ndjej une. U dashurofshim kshtu tane jeten !”