Pjesëtarët e ISIS vishen si gra për të ikur nga Mosuli (Video)

22.07.2017 18:41:47

Luftëtarët e ISIS’it janë grimosur dhe veshur si gra duke u përpjekur që të ikin nga Mosuli-mirëpo ata u kapën pasiqë nuk i mbuluan mirë flokët.

Mosuli-i u çlirua nga ISIS-i këtë muaj pas 9 muajsh si pjesë e një beteje të gjatë.

Ushtria irakiane po shpërndan fotografitë e burrave me mjekër të maskuar si gra, pasi këta po kapen në përpjeken e dështuar për të ikur nga burgjet torturuese ku po mbahen.

Një xhihadist u kap pasi kishte harruar t’i rruajë mjekrën dhe mustaqet.

Pamjet e tjera i tregojnë të dëshpëruar pjesëtarët e ISIS’it që kanë veshur edhe rroba të brendshme të grave.

Përgjatë qytetit janë dëmtuar rreth 10 mijë ndërtesa për shkak të luftës. Banorët e qytetit kanë mbetur duke rindërtuar shtëpitë dhe jetën e tyre.

Shumica prej tyre raportohet se kanë probleme për ta përballuar qiranë apo shpenzimet e përditshme.