Plaçkitet zyra e AKR-së në Drenas

09.01.2017 23:06:52

Kryetari i degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Drenas, Elmi Thaqi ka konfirmuar për KosovaPress se zyra e AKR-së në Drenas është thyer dhe janë plaçkitur të gjitha pajisjet dhe dokumentacioni që gjendej në zyrë.

Ai ka njoftuar se nuk kanë qenë në zyre që nga e premtja, kur e kanë mbyll atë dhe sot është njoftuar nga pronari i objektit, i cili i ka thënë se e keni harruar derën hapur.

“Kam shkuar dhe e kam pa që është thyer dera dhe janë vjedhur të gjitha pajisjet që gjendeshin aty, kompjuteri, libri i anëtarësisë dhe dokumente tjera”.

Ai ka pohuar se për rastin është njoftuar policia, e cika ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka ndonjë të dyshuar dhe nuk ka mundur të thotë asgjë as për motivin e thyerjes së zyrës.

Thaqi në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryetar të Drenasit, ndërsa në balotazh e ka mbështetur kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj.